Saturday, 25/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Lagarde: Ekonomia e Britanisë po përkeqësohet


Lagarde: Ekonomia e Britanisë po përkeqësohet


Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, ChristineLagarde paralajmëroi se shëndeti i ekonomisë britanikepo përkeqësohet. Edhe më parë, ajo kishte theksuar se Londra duhet të marrë masa të forta për të rinovuar ekonominë e vet, mirëpo, gjatë një takimi me ligjvënës në Washington, Lagarde shtoi se shifrat e rritjes ekonomike për Britaninë nuk janë të mira.

Gjithsesi, ajo nuk pranoi të komentojë nëse edhe Britania e Madhe duhet të bëhet pjesë e masave të kursimit që kanë përfshirë tashmë një pjesë të mirë të vendeve anëtare të Bashkimit Europian. Vetëm pak ditë më parë, krye-ekonoministi i FMN-së, Olivier Blanchard, apeloi britanikët të mendojnë për masa kursimi, përballë një dobësie këmbëngulesë në ekonominë e tyre, njofton AS.

Lagard nuk shkoi kaq larg sa kolegu i saj, por u mjaftua duket thënë se FMN qartësisht mbështet politikën e kursimit. “Por, ne gjithashtu kemi thënë se nëse rritja ekonomike qëndron vecanërisht e ulët për disa shtete, atëherë duhet marrë në konsideratë një rrugë e mesme duke ulur ritmin e kursimit”, tha ajo.

FMN pritet të vizitojë Mbretërinë e Bashkuar në Maj për të realizuar hetimin e ekonomisë britanike në kuadër të konsultimeve që përfshihen ne nenin 4 të statutit të institucionit të fuqishëm financiar. Këto hetime të përvitshme shoqërohen me rekomandime e Lagarde preferon të presë rezultatet përpara se të këshillojë Londrën. /albeu/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Franca e pazëshme ndaj sulmeve nëpër xhami

Categories

Archives