Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Labinota, rrugëton suksesshëm, ka mbi 7200 vota

Labinota, rrugëton suksesshëm, ka mbi 7200 vota

labinota

Kandidatja e koalicionit (PDK- PD), Labinotë Demi-Murtezi, është duke rrugëtuar suksesshëm që ta sigurojë ulësen në Kuvendin e Kosovës.

Në një prononcim për Telegrafin, Demi- Murtezi, ka sqaruar se nga votat e numëruara deri më tani, në vetëm nëntë komuna, ajo ka siguruar rreth 7274 vota.

“Besoj që deri në numërimin përfundimtar të votave, do të arrijë t’i sigurojë 10 mijë vota. Këtë e them për arsye se në shumicën e komunave nuk janë numëruar votat”, ka thënë Demi-Murtezi për Telegrafin.

Ndryshe, Demi – Murtezi është femra e parë me mbulesë që i ka hyrë garës për të bërë pjesë e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Imamët: Presidentja të pendohet për fjalët e thëna (VIDEO)

Categories

Archives