Saturday, 21/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Ky është magjistar,kujdes…


Ky është magjistar,kujdes…


ky eshte magjistarNëse, tek ai që merret me shërim,vëren vetëm një shenjë prej shenjave vijuese, ai, pa dyshim është sihirbërës:

(Shumë me rëndësi)

– E pyet pacientin për emrin dhe emrin e nënës së tij,
– Shfrytëzon ndonjë gjë personale të pacientit (për të bërë sihër) siç janë: teshat, kësula, mindili (faculeta) e të ngjashme.
– Ndonjëherë e kërkon ndonjë kafshë me cilësi të caktuara që ta therrë, pa e përmendur emrin e All-llahut, me gjakun e së cilës mbase e lyen vendin e sëmurë ose vet stërvinën (e kafshës) e gjuan në ndonjë vend të shkretë,
– Shkruan talismanë,
– Bën disa magji e talismane të pakuptueshme,
– I jep pacientit hajmali, të cilat përmbajnë figura katërkëndëshe dhe në mbrendësinë e të cilave ka numra e harfe të palidhura,
– E urdhëron pacientin të qëndrojë vetëm në ndonjë lokal të errët ku nuk depërton drita e diellit,
– Ndonjëherë kërkon nga pacienti që të mos e prekë ujin katërdhjetë ditë. Kjo tregon se xhini që e përdor sihirbërësi është i krishterë,
– I jep diçka pacientit që ta gropojë në tokë (nën dhé),
– I jep pacientit letra të cilat do t’i kallë dhe do të tymoset me to,
– Pëshpërit disa fjalë të pakuptueshme,
– Ndonjëherë sihirbërësi ia tregon pacientit edhe merin, vendin dhe problemin për të cilin ai ka ardhur (për shërim),
– I shkruan pacientit shkronja të palidhura në hajmali, ose në enë nga poçeria e bardhë, duke e urdhëruar që atë ta tretë dhe ta pijë.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Hirra dhe vetitë shëruese

Categories

Archives