Monday, 28/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ky është Islami që kam mësuar!

Ky është Islami që kam mësuar!

 

11391729_839672966111894_8479332370746493425_n

Jetë, jo vdekje. Shpresë, jo dëshpërim. Butësi, jo vrazhdësi. Mëshirë, jo ndëshkim. Gjerësi, jo ngushtim. Afrim, jo largim. Qetësim, jo shqetësim. Gëzim, jo hidhërim. Lumturi, jo mërzi. Ngritje, jo rënie.

Islami është i bukur. Është i tëri paqe. Thirr për respekt, tolerancë, mirëkuptim, zhvillim e përparim. Nuk thirr në urrejtje e armiqësi. Nuk thirr në rrënim e shkatërrim. Nuk është fe e nxitjes për keq. Nuk është fe e nxitjes në ballafaqim për të mposhtur e poshtëruar.

Është fe e mbrojtjes. E qëndresës. E çlirimit. Është fe e harmonisë. E ndërtimit. Fe e rinisë. E burrave dhe grave. E të miturve, të rriturve dhe e të moshuarve. E prindërve. E familjes. E shoqërisë. E popujve. E mbarë njerëzimit. Është fe për të gjithë. Është strehë e sigurt e mendimit ndryshe. Nuk detyron bindjen e besimin. 

Ka përgjigjen ndaj të dobëtit dhe të fortit; ndaj të drejtit dhe të padrejtit. Fortifikatë e të pambrojturve. Urë e njerëzve të drejtë e të mirë.

Urdhëron të ftohet me urtësi e mirësi. Fton në bujari e fisnikëri. Urdhëron drejtësi e barazi, në të drejta e detyrime. Fton për mëshirë ndaj të dobëtit, ndihmë ndaj nevojtarit. Krah i atyre që shtypen e përbuzen.

Është kundër gënjeshtrës, mashtrimit e tradhtisë. Është kundër fyerjes e përçmimit. Kundër zilisë e mërisë. Është kundër mendjemadhësisë, kryelartësisë e kokëfortësisë. Kundër injorancës e robërisë. Kundër koprracisë e kundër syefaqësisë e dyfaqësisë.

Dhuna e tmerri është e kundërta e tij. Nuk strehon dhunën, terrorin e tmerrin. Janë të huaja e të panjohura për të. 

Islami është paqe. Dhe paqja është emri i tij. Mëshira e dhembshuria. Dashuria e butësia. Toleranca e respekti. Mirëkuptimi e falja. 

Çmon pastërtinë. Bukurinë. 

Është liri. Dhe kjo liri manifestohet me nënshtrim vetëm ndaj Zotit Një e të Vetëm.

 

Avni Tafili

Categories

Archives