Tuesday, 25/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Ky burrë ofronte udhëtim falas të premten, ja cfarë dhurate i bëjnë udhëtarët (Video)



Ky burrë ofronte udhëtim falas të premten, ja cfarë dhurate i bëjnë udhëtarët (Video)

Një i moshuar musliman nga Rusia, i cili jeton në Makhachkala, ne rajonin e Dagestanit, cdo të premten hapë zemrën dhe ofron udhëtime falas për të gjithë pasagjerët.

E premtja është dita kur mijëra qytetarë mysliman në këtë rajon dalin nga puna dhe shtëpia për ta falur namazin.

Por Abdulmedzhid Chupalaev është shpërbluar për bujarinë e tij. Pasagjerët mirënjohës kanë grumbulluar para të mjaftueshme për ta realizuar një ëndërr të kahmotshme të tij, shkuarjen në Mekën e Shenjtë.

Chupalaev thotë se veprën e tij të përjavshme të bamirësisë e bën sepse është falënderues ndaj Zotit për shëndetin e tij tashmë të mirë, pas disa sulmeve në zemër që i kishte pasur. /MESAZHI/

 





Shoferi i autobusit shpërblehet me udhëtim në Mekë

Një vozitës në Makhachkala të Rusisë, që ofron vozitje pa pagesë çdo të premte është shpërblyer për zemërgjerësinë e tij. Pasagjerët kanë mbledhur fonde për ta dërguar atë në peligrinazhin e haxhit në Mekë.

Posted by Jo në emrin tim on Dienstag, 9. Januar 2018