Tuesday, 19/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

KUSHTET E PENDIMIT DHE PIKAT PLOTËSUESE TË TIJ

KUSHTET E PENDIMIT DHE PIKAT PLOTËSUESE TË TIJ

pendihu1Fjala teube (pendim) është fjalë e madhe, me kup­tim të thellë e jo si mendon dikush: shprehje me gojë e pastaj vazh­dim në gabime. Nëse e vrojtojmë ajetin kur’­­anor: “Kër-kojeni falje Zotit tuaj dhe pendohuni (kthe­huni) tek Ai.” (Hud:3), do të shohim se teubeja ësh­të shtesë mbi istigfarin (kërkimi i faljes).

Pasi çështja është mjaft me rëndësi dhe me pe­shë të madhe, patjetër duhet të ketë kushte. Dijetarët islamë kanë cekur disa kushte të teubes, të mbësh­te­tura në ajete dhe hadithe.
Ato janë:
I pari: Braktisja e gjynahut menjëherë.
I dyti: Pendimi për gabimin e bërë.
I treti: Zotimi se nuk e përsërit më.
I katërti: Kthimi i hakut atyre që dëmtoi ose kërkimi i faljes.

Disa dijetarë shtojnë edhe disa pika plotësuese për teuben e sinqertë, të cilat do t’i citojmë së bashku me disa shembuj:

E para: Lënia e gjynahut të jetë vetëm për Allahun, jo për ndonjë qëllim tjetër, sikur pamundësia për ta bërë ose frika nga fjalët e njerëzve.

Shembull: Nuk llogaritet i penduar ai që i braktis gjy­na­het për pozitë ose autoritet, ose nga frika se mos po largohet nga vendi i punës.

Po ashtu, nuk llogaritet i penduar ai i cili i braktis gjy­na­het për ta ruajtur shëndetin dhe fuqinë e tij, sikur ai që e lë zinan (prostitucionin) nga frika e sëmundjeve ngji­tëse ose pse ia dobëson trupin dhe kujtesën.

Nuk llogaritet i penduar as ai që e lë vjedhjen nga arsye­ja se nuk e ka gjetur hyrjen e shtëpisë, se nuk ka pa­sur mundësi që ta hapë arkën, apo ka pasur frikë nga roj­tari a polici.

Gjithashtu, nuk është i penduar ai që e lë marrjen e ryshfetit nga frika se mos dhënësi i tij është nga ndonjë sho­qa­të që lufton ryshfetin.

Nuk llogaritet i penduar kush e lë pirjen e alkoolit apo marrjen e drogës nga arsyeja se ka mbetur pa të holla.

Po ashtu, nuk llogaritet se është penduar ai që nuk ësh­të në gjendje ta bëjë gjynahun nga ndonjë shkak jashtë dë­shirës së tij. Shembull: Rrenacaku që e kap ndo­një së­mun­dje që ia merr gojën; zinaqari që e humb fuqinë për kontakt sek­sual; vjedhësi që humb duart në ndonjë fat­ke­qësi. Pra, personat e këtillë patjetër du­het ta pranojnë gjynahun me keqardhje dhe të pen­dohen për të. Gjithashtu, t’i shmangen krejtësisht e pas­taj mos të përmallohen apo të dëshpë­ro­hen nëse u ikën, prandaj edhe alejhi selami thotë: “Pendimi është teube.”

Trasmeton Ahmedi dhe Ibni Maxhe

Allahu e konsideron të paaftin, të cilit i bie ndër mend të bëjë një gjy­nah, njëjtë si bërësin e gjynahut. E ja seç tha Muhammedi alejhi selam: “Kjo botë është për katër persona: Një rob të cilin e furnizon Allahu me pasuri dhe dituri, e ai nëpërmjet tyre ia ka frikën Zotit, nga ato u ndan të afërmve dhe e di se edhe Allahu ka në to hak, ky është në pozitën më të nderuar. Dhe një rob të cilin Allahu e ka furnizuar me dituri, por jo edhe me pasuri, e ai thotë me sinqeritet: “Sikur të kisha pasuri, do të veproja siç vepron filani.” Sipas kë­tij qëllimi, edhe ky ka shpërblimin e njëjtë me të parin. Dhe një rob të cilin Allahu e ka fur­ni­zuar me pasuri, por jo edhe me dituri, e ky e keqpërdor pasurinë e vet pa dituri. Krahas pasurisë nuk ia ka frikën Allahut, nuk u ndan të afërmve dhe nuk e di se edhe Allahu ka në to hak. Ky është në pozitën më të poshtër. Dhe një rob të cilin Allahu nuk e furnizoi as me dije as me pasuri, e ai thotë: “Sikur të kisha pasuri, do të veproja siç vepron filani.” Sipas qëllimit, edhe ky e ka dënimin e njëjtë me të fundit.”

Transmeton Ahmedi dhe Tirmi­dh­i­u

E dyta: Ta ndiejë të keqen e gjynahut dhe dëmin e tij. Kjo do të thotë se pendimi i vërtetë nuk mund të je­të krahas ndjenjës së kënaqësisë dhe gëzimit kur i kuj­ton gjynahet e kaluara, ose kur lakmon kthimin e tyre në të ardhmen. Ibni Kajjimi në dy librat e tij “Ed-dau ved-devau” dhe “El-fevaid” ka cekur dëmet e shumta që sjellin gjynahet. Prej tyre ja­në: mosarritja deri te di­turia, egërsimi i zemrës, vështir­ë­simi i çështjeve, do­bë­simi i trupit, humbja e respek-tit, largimi i bereqetit, pakësimi i suksesit, ngushtimi i shpir-tit, lindja e prob­­le­meve, adaptimi në gjynahe, mosrespekti ndaj Allahut, mosrespekti ndaj njerëzve, mallkimi i kaf­shë­ve ndaj tij, veshja e petkut të nënçmimit, vulosja e zemrës, hyrja në mallkim, mospranimi i duave, shtimi i turbu­lli­rave në tokë dhe në det, zhdukja e xhelozisë, humbja e turpit, ndërprerja e nimeteve, ardhja e dënimit, trishtimi i zemrës së gjynahqarit, mbetja në robëri të shejtanit, përfundimi i keq në këtë botë dhe dënimi i dhembshëm në botën tjetër.

Njohja e pasojave të rënda që sjellin gjynahet e dety-ron besimtarin të largohet nga gjynahet në tërësi. Disa nje­rëz kalojnë prej një gjynahu në një gjynah tjetër për disa shkaqe. Ndër to janë:

1) beson se dëmet e gjynahut tjetër janë më të lehta;

2) shpirti i anon më tepër, kurse epshi e nxit;

3) rrethanat e këtij gjynahu janë më të volitshme, për­kundër të tjerave, të cilat kërkojnë më tepër përgatit­je dhe kush­tet nuk i kanë të gatshme dhe të plota;

4) shoqëria e tij ende shkon pas gjynaheve, prandaj atij i vjen vështirë të ndahet prej tyre;

5) nganjëherë personit gjynahu i sjell autoritet dhe po­zi­të në shoqëri dhe i vjen vështirë që ta humbë këtë po­zitë, prandaj edhe vazhdon në këtë gjynah, mu si disa qeveritarë të cilët bien pre e sherrit dhe e fesatit. Prej tyre ishte edhe Ebu Nuvasi, i cili, kur u këshillua dhe u qortua për këmbë-nguljen në gjynahe prej Ebul Atahijjes, poetit fetar, tha:

A mendon, o Atahijje,

unë t’i lë këto zbavitje?

Ta shkatërroj me adhurime

unë në popull pozitën time?

E treta: Ta shpejtojë njeriu teuben e mos ta vo­no­jë, sepse vonimi i saj në thelb është gjynah që kër­kon teube të sërishme.

E katërta: Të frikësohet se mos teubeja e tij është e mangët dhe mos të garantohet se i është pranuar e pas­­taj t’i mbështetet vetes dhe të sigurohet nga ndësh­kimi i Allahut.

E pesta: Ta kompensojë atë që i ka kaluar nga haku i Allahut, për shembull, nxjerrja e zekatit që nuk e jepte më parë, sepse zekati është hak (e drejtë) e të varfërit.

E gjashta: Ta braktisë vendin e gjynahut, nëse prania atje e fut në gjynah.

E shtata: Ta braktisë atë që i ndihmoi në gjynah (kjo pikë dhe ajo më parë janë urtësi të hadithit “vra­së­si i njëqin­dë­ve”, i cili do të ceket më vonë).

Allahu thotë:

Atë ditë shokët e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç atyre që ishin të sinqertë në miqësi.” (Zuhruf: 67)

Bashkëpunëtorët në të keqe do të mallkojnë njëri-tjet­rin Ditën e Gjykimit. Andaj është detyrë jotja, o i pen­duar, të lar­gohesh nga ata dhe t’i shkëpusësh të gjitha lidh­jet, të kesh kujdes nga ata, nëse nuk ke mundësi t’i thë­rrasësh në rrugën e shpëtimit. Gjithashtu, ruaju mos të të tërheqë shejtani dhe ta zbukuron kthimin te ta nëpërmjet thirrjes tënde në rrugën e shpëtimit, kur ti e di se je i dobët dhe nuk mund t’u rezistosh.

Kemi shumë raste ku disa persona janë kthyer përsëri në gjy­nahe duke i përtërirë lidhjet me shokët e më­parshëm.

E teta: Shmangia e gjërave të ndaluara, si p.sh.: pijet alkoolike, veglat muzikore, fotografitë dhe filmat e shfrenu-ar (porno­grafikë), tregimet erotike dhe statujat. Ato duhen thyer, shmangur ose djegur.

Është e domosdoshme zhveshja e të gjitha rrobave të xhahilijjetit nga i penduari në prag të marrjes së qën­drimit islam. Sa prej rasteve kemi që janë bërë shkak këto rroba që të penduarit të kthehen nga pendimi i sin­qer­të dhe ta shtrem­bë­rojnë rrugën e tyre pas udhë­zi­mit. Lusim Allahun të na forcojë!

E nënta: Të zgjedhë shokë të mirë, të cilët do t’i ndih­mojnë për t’i zëvendësuar të këqijtë. Gjithashtu, duhet të ma­rrë pje­së në tubimet ku përmendet Allahu dhe zhvi­llohet dija, në mënyrë që ta mbushë kohën me gjërat që i sjellin dobi e mos të gjejë vend shejtani për t’ia për­kuj­tuar të kaluarën.

E dhjeta: Ta pastrojë trupin e tij, të cilin e ka mbaj­tur me fitim të palejueshëm, dhe ta shpenzojë fuqinë e tij duke e respektuar Allahun.

E njëmbëdhjeta: Ta bëjë teuben para gargarës (pa­ra se t’i vijë fryma në fyt) dhe para se të lindë Dielli nga perëndi­mi. “Gargara” është zëri që del nga fyti me rastin e daljes së shpirtit. Qëllimi parësor është që teubeja të bëhet para se të ndodhë kijameti i vogël (vdekja) dhe ki­ja­meti i madh (shkatërrimi i botës), duke pasur për argument fjalën e Pejgam­berit alejhi selam: “Kush pendohet para gargarës, Allahu ia pranon teuben.” Dhe: “Kush pendohet para se të lindë Dielli nga perëndimi, Allahu ia pranon pen­dimin.”

Transmeton Muslimi

Categories

Archives