Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kush do të hyj i fundit në Xhenet?

Kush do të hyj i fundit në Xhenet?

natyra

(1) “I fundit që do të hyjë në xhenet është një burrë i cili do të ecë mbi urën e Siratit; një herë me ecje në këmbë, një herë këmba-doras e një herë tjetër e godet gjuha e flakës së zjarrit. Kur ta kalojë urën, ai do të kthehet nga ajo dhe do të thotë: I Madhëruar qoftë Ai, i Cili më shpëtoi prej teje! Allahu më ka dhënë mua atë që nuk ia ka dhënë askujt prej të parëve dhe as prej të fundit. Pastaj para syve të tij ngrihet një pemë dhe ai thotë: O Zoti im! Më afro tek ajo pemë që të pushoj nën hijen e saj dhe të pij prej ujit të saj! – Allahu thotë: O biri i Ademit (o njeri)! Se mos më kërkon tjetër përveç saj, nëse Unë ta jap atë? – Jo, O Zoti im! – Dhe i jep fjalën se nuk do të kërkojë tjetër përveç saj, ndërsa Zoti i tij e justifikon atë, pasi që ai shihte diçka të cilës nuk mund t’i rezistonte dot. Kështu që e afron tek ajo dhe ai qëndron nën hijen e saj dhe pi prej ujit të saj.

Më pas, para syve të tij ngrihet një pemë tjetër, më e bukur se e para, dhe ai thotë: O Zoti im! Më afro tek ajo, që të pij nga uji i saj dhe të qëndroj nën hijen e saj, dhe nuk të kërkoj asgjë tjetër! – O biri i Ademit! A nuk më dhe fjalën se nuk do të më kërkoje tjetër përveç asaj? Nëse Unë të afroj tek ajo, ti ndoshta më kërkon diçka tjetër? – Ndërsa ai i jep fjalën se nuk ka për të kërkuar gjë tjetër përveç asaj. Ndërsa Zoti i tij e justifikonte atë, sepse ai shihte diçka të cilës nuk mund t’i rezistonte, kështu që e afron tek ajo dhe ai qëndron nën hijen e saj dhe pi nga uji i saj.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Namazin

Më pas, para tij ngrihet një pemë tjetër tek dera e xhenetit, edhe më e bukur se dy të parat. Ky thotë: O Zoti im! Më afro tek ajo, që të pushoj nën hijen e saj dhe të pij nga uji i saj, dhe nuk të kërkoj asgjë tjetër!
– O biri Ademit! A nuk më dhe fjalën se nuk do të më kërkoje gjë tjetër?
-Po, o Zoti im! Më afro tek ajo, dhe nuk kam për të kërkuar më asgjë!
Zoti i tij e justifikonte atë, sepse ai shihte diçka të cilës nuk mund t’i rezistonte, kështu që e afron tek ajo. Kur ai afrohet tek ajo, dëgjon zërat e banorëve të xhenetit, dhe thotë: O Zoti im! Më fut në të!
-O biri Ademit! Cila është ajo që të kënaq dhe që e pret kërkesën tënde drejtuar Mua? A do të kënaqeshe sikur të të jepja dynjanë dhe një herë tjetër si ajo?
-O Zoti im! A tallesh me mua, ndërsa Ti je Zoti i botëve?!
-Unë nuk tallem me ty, por Unë Jam i Gjithëfuqishëm për çdo gjë.”
[Sahih] / (M.A, M); nga Ibën Mesudi / Muhtesar Muslim 88.

Categories

Archives