Monday, 25/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

KUSH NUK E KUPTON FEMRËN NUK IA DI ASAJ VLERËN!!

KUSH NUK E KUPTON FEMRËN NUK IA DI ASAJ VLERËN!!

KUSH NUK E KUPTON FEMRËN NUK IA DI ASAJ VLERËN!!

Dy bashkëshortët u pajtuan mes vete që mos tia hapin derën askujt që vjen në vizitë të tyre! Dhe me të vërtetë, familja e burrit erdhën në vizitë, trokitën në derë dhe të dy bashkëshortët e shikuan njëri-tjetrin se çfarë të veprojnë, mirëpo vendimi vetëm se ishte marrë dhe nuk e hapën derën.

Nuk shkoi pak dhe ia arritën familja e gruas dhe trokitën në derë! Burri e shikoi gruan dhe asaj filluan ti rrjedhin lotët dhe të thotë: Pasha Allahun, nuk mund të përballoj që prindërit e mi të qëndrojnë në prag të derës, e unë mos ta hapi derën!

Burri heshti dhe e uli kokën, kurse gruaja e hapi derën!!

Kaluan disa vite dhe u furnizuan me katër fëmijë djem, më vonë u furnizuan edhe me të pestin fëmijë, i cili ishte vajzë.

Prindi për lindjen e saj u gëzua tej mase! Njerëzit e pyetën të habitur se pse po gëzohesh për vajzën kaq shumë, kurse për lindjen e djemve nuk je gëzuar kështu?!

U përgjigj: Kjo është ajo që do të ma hapë derën!

Kush nuk e kupton femrën nuk ia di asaj vlerën!!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

Categories

Archives