Wednesday, 18/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kush ka faj për mbi 100 mijë vota të pavlefshme të 3 nëntorit?

Kush ka faj për mbi 100 mijë vota të pavlefshme të 3 nëntorit?

Më shumë se 100 mijë vota të pavlefshme kanë dalë nga zgjedhjet e 3 nëntorit. Mirëpo, zyrtarë të KQZ-së thonë që ende s’e kanë marrë një raport zyrtar nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve sa u përket votave të pavlefshme.

vota 3 nentori

Anëtari i KQZ-së, Binak Vishaj, ka deklaruar se s’ mund të marrin një vendim për rivotime nëse s’e kanë një raport final sa u përket votave të pavlefshme.

Ndërsa, një pjesë të fajit për këto vota të pavlefshme Vishaj ia hedh Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ai ka sqaruar se cilat vota janë të pavlefshme. Ndërkohë, pas së dielës, është folur edhe për vjedhje votash.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, i ka thënë KTV-së se pos kandidatit të PDK-së për kryetar të Gjilanit, Qemajl Mustafa, i cili ka folur publikisht për vjedhje votash, në prokurori janë ftuar edhe Kushtrim Kadriu nga lëvizja “Vatra” dhe Arianit Sllamniku nga Lëvizja për Integrim.

Vota të pavlefshme sipas të dhënave të para ka pasur në Prizren, Gjakovë, Pejë, Mitrovicë të Jugut, Gjilan dhe në Ferizaj. /KTV/

Një shkrim tjetër i dobishëm  QKUK ka nevojë urgjente për 100 infermierë

Categories

Archives