Thursday, 15/11/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kush je ti?



Kush je ti?

Nëse aroma është mes së ngrohtës dhe të ftohtës, atëherë i tillë është edhe ilaçi. Ilaçi me shije të ëmbël është i ngrohtë, kurse me shije të njelmtë është i ftohtë. Ilaçi i cili ka shije të yndyrshme paraqet mesin.
All-llahu, subhanehu ve teala, thotë:
“Edhe token se si e kemi shtrirë, e në të kemi vendosur kodra përforcuese dhe kemi bërë që në të të mbijnë gjithfarë bimësh të bukura.” (Kaf: 7)

Kur thuhet `gjithfarë bimësh` mendohet se mund të përdoren për qëllime të ndryshme. Fjala `bukura` mendohet për ngjyra të bukura.
Hasani transmeton hadithin nga Katadeja se kur Sulejmani, sal-lallahu alejhi ve selem, mbori ndërtimin e pallatit, hyri në të që falet, e para tij papritmas u paraqit një kaçubë. Kur e mbaroi namazin, kaçuba e pyti: “Kush je ti?” Kaçuba iu përgjigj: “Unë jam filan kaçuba dhe jam ilaç për atë dhe atë sëmundje, e ajo sëmundje vjen nga kjo dhe kjo”, Atëherë Sulejmani urdhëroi që të pritet ajo kaçubë. Kur e bënë këtë, prap u paraqit ajo kaçubë. Dhe kështu përsëritej nga dita në ditë, derisa Sulejmani, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, nuk mësoi çdo gjë për ato dhe shkroi libër për to dhe vetitë e tyre shëruese.
Ibn Abbasi transmeton hadithin e njohur ku qëndron se Sulejmani, sal-lallahu alejhi ve selem, ka mësuar çdo gjë për bimët që janë rritur para tij. Njërën e pyeste: “Kush je ti”. tjetrën: “Cilat janë vetitë e tua shëruese?”
Në këtë mënyrë ka qenë shumë lehtë të mblidhen pjesët e bimëve, të cilat rriteshin prapë nëse preheshin. Dhe nëse ndonjëra nga bimët përmbante ndonjë ilaç, ai këtë e regjistronte. Ky transmetim është marrë nga Ebu Nu`ajmi.