Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kush janë njerëzit me shkëlqim në sy?

Kush janë njerëzit me shkëlqim në sy?

‘Dje takova disa njerëz të cilëve u shkëlqenin sytë. Ajo më ushqeu më tepër se sarma.” S.V.

Njerëzit, të cilëve në të vërtetë u shkëlqejnë sytë, edhe mua më ushqejnë më shumë se sa sarma. Më shumë madje edhe se spinaqi…

Më pëlqen të takoj njerëz me shkëlqim në sy. Më pëlqen t’i shoh. Më pëlqen të më shikojnë.

Më pëlqen të jem në shoqërinë e tyre.

Kush janë njerëzit me shkëlqim në sy?

A janë gjithmonë të lumtur? A ju shkon gjithmonë mirë në jetë? A janë të liruar nga të gjitha problemet që ashtu ju shkëlqejnë sytë?

Njerëzit me shkëlqim në sy janë gjithmonë të lumtur.

Ata janë të lumtur edhe kur janë të trishtuar. Edhe kur janë të zemëruar. Edhe kur nuk ju shkojnë punët ashtu siç dëshirojnë. Edhe kur ata frikohen. Edhe kur ngatërrohen.

Gjithmonë janë të lumtur.

Njerëzit me shkëlqim në sy janë të lumtur, sepse janë të gjallë.

Ata e shohin jetën dhe madhështinë e saj edhe kur nuk është e lehtë.

Fakti që, shohin jetë edhe përmes problemeve dhe pengesave jetësore, u jep atyre shkëlqim në sytë e tyre.

Njerëzit me shkëlqim në sy jetojnë në një vend të veçantë. Ata jetojnë në kohën e tashme. Ata i shikojnë njerëzit, lulet, drunjtë, kafshët… ata shohin gjithçka. Edhe atë që shohin tani dhe këtu, u jep shkëlqim në sy.

Njerëzit me shkëlqim në sy nuk thonë: “Jeta nuk është e drejtë, unë meritoj më mirë.” Por ata i pranojnë gjërat që i kanë në dispozicion dhe nga ato bëjnë vepra arti.

Njerëzit me shkëlqim në sy jetën e pranojnë si vepër arti, dhe paraqesin vepër artistike. Dhe ashtu, nga ajo që u është dhuruar, dita-ditës krijojnë bukuri.

Njerëzit me shkëlqim në sytë e tyre e shohin bukurinë në thjeshtësi, në të zakonshmen dhe në gjëra të vogla.

E pra, bukurinë që ata e shohin gjithandej derdhet në zemrat e tyre. Dhe nga ajo bukuri, u shkëlqejnë sytë.

Sa mirë shkëlqejnë sytë kur e doni jetën, kur jetoni të lirë dhe me guxim.

Autore: Jelena Pantić
Përktheu: Lutfi Muaremi

Categories

Archives