Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kush ja lexon këto 10 ajete Kuranore të sëmurit psiqik ,do të shërohet

Kush ja lexon këto 10 ajete Kuranore të sëmurit psiqik ,do të shërohet

Darimiu në Musnedin e tij përmes Sha’biut regjistron thënien se Abdullah b. Mes’udi të ketë thënë: Kush i lexon dhjetë ajete nga sureja El Bekare brenda një nate, në atë shtëpi nuk hynë shejtani atë natë, e që janë katër ajetet e para të sures Bekare, Ajetul Kurisjjen dhe dy ajete pas saj, dhe tre ajetet e fundit të kësaj sure. Në një transmetim tjetër thuhet: Atij dhe familjes së tij nuk i afrohet shejtani atë ditë, e as nuk do ti ndodhë diçka e urryer, e nëse ja këndon të sëmurit psikik, do të shërohet.

Imam Taberaniu dhe Ebu Hatim b. Hibbani kanë regjistruar hadithin e transmetuar nga Sehl b. Sa’di i cili ka thënë: i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Vërtetë çdo send ka gungën e saj, e gunga e Kur’anit është sureja El-Bekare, andaj kush e lexon këtë sure në shtëpinë e tij natën, në atë shtëpi nuk hynë shejtani tri net, e kush e lexon ditën, shejtani nuk hynë në atë shtëpi tri ditë.”

Transmetohet nga Ebu Hurejre r.a. se i Dërguari i Allahut s.a.v.s. ka thënë: “Mos i bëni shtëpitë tuaja varreza, sepse vërtetë shejtani ik prej asaj shtëpie në të cilën lexohet sureja El-Bekare”[1]

Categories

Archives