Saturday, 15/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kush ishte Muhamedi alejhi selam



Kush ishte Muhamedi alejhi selam

Profeti Muhamed a.s. ishte aq inteligjent, intuitativ dhe lexues mendimesh ende pa u shpalosur ato, ishte vizionar dhe tepër i hollë, i ndjeshëm dhe shumë i dhembshur, analist dhe tepër vigjilent, aq sa, ai e ndjente dhe e nuhaste qëllimin dhe ndjenjën e tjetrit, akoma ai pa e shprehur atë. Ishte analist që ia qëllonte me analizën, njohës i natyrës njerëzore, kafshërore dhe jetësore, ishte një gjeni i vërtetë, një urtar i pakonkurrent, ishte ekspert i gjuhës së trupit dhe ndjenjave, një bukurosh dhe elegant i rrallë, që ngjante me hënën, një buzëqeshje sikur dielli që lind në agim, një njeri që shquhej me edukatë, dashuri, jo pak i matur, një zbërthyes i jetës dhe i fesë, i dashur i Zotit dhe gjurmëlënës sa të ketë jetë bota! U pa me Xhibrilin a.s. engjëllin më të madh dhe morri prej tij shpalljen, u përzgjodh si zemra më e pastër, si mendja më e kulluar për ta zgjuar botën nga gjumi, varrosjes së vajzave të gjalla i tha: Ndal më! Kotësisë politeiste ia hodhi dritën racionale dhe e hodhi poshtë, luftën e fshiu me gomën e paqes, botës ia solli një frymë të re, progresive, ishte i tillë që bota kurrë s’do të sheh më njeri dhe fytyrë si të tij. Paqja qoftë mbi të!

Agron Islami