Thursday, 21/9/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kush eshte njeriu me i dashur tek Allahu?

Kush eshte njeriu me i dashur tek Allahu?

Kurani

Thotë Pejgamberi (alejhi salatu ue selam):

“Njeriu më i dashur tek Allahu është ai që më së shumti bënë dobi (njerëzve); vepra më e dashur tek Allahu është që ta fusësh gëzimin në zemrën e muslimanit, apo tia largosh atij një brengë (vështirësi), apo tia largosh urinë apo ia paguan një borxh. Të ecë së bashku me një musliman për tia kryer një punë është më e dashur për mua sesa të bëj itikaf në këtë xhami (Medinës).

Kush e mban mllefin Allahu ia mbulon auretin (mangësitë); kush e përbinë (përmban) mllefin, e po në qoftë sedo të dëshironte, do të kishte mundësi ta zbrazte (plotesonte), Allahu këtij personi ia mbush zemrën me kënaqësi ndaj Allahut; kush ecën me vëllaun e tij musliman derisa tia kryej punën që e ka, Allahu këtij personi do tia forcoj këmbët në ditën kur këmbët lëkunden (dridhen).

Me të vërtetë edukata e keqe e shkatërron veprën e mirë sikurse që uthulla e prishë mjaltën.”

Hadithin e kane koleksionuar Imam Tabarani ne Kebir, Eusat dhe Sagir, Imam Bejhakiu ne ‘Shuab el-iman’, imam Ibn ebi dunja ne librin ‘Kadau el-haxhaat’ dhe ibn Hibani ne ‘riadat el ukala’ ku.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kush është Muhamedi ?
Tags:

Categories

Archives