Me ne mësoni vlerën e shëndetit...
PSE NAMAZI ËSHTË MË I MIRË SE GJUMI?
Tirana
0C
Kush dëshiron të hyjë në Universitetin e Jetës?
Reviewed by M.I on
November 27, 2016
.
Rating: 0
Kush dëshiron të hyjë në Universitetin e Jetës? AGRON ISLAMI Autor: Aid el-Karni Jeta është aplikim për informacione dhe praktim të tyre, e gjithçka tjetër është llum! Jeta në rrugën e Allahut është ndërtim, prodhim, progres dhe triumf, jeta ka për të qenë më e mirë pa të këqinjtë dhe dështakët, por ja, ç’të bësh […]
Kush dëshiron të hyjë në Universitetin e Jetës? AGRON ISLAMI Autor: Aid el-Karni Jeta është aplikim për informacione dhe praktim të tyre, e gjithçka tjetër është llum! Jeta në rrugën e Allahut është ndërtim, prodhim, progres dhe triumf, jeta ka për të qenë më e mirë pa të këqinjtë dhe dështakët, por ja, ç’të bësh […]
Kush dëshiron të hyjë në Universitetin e Jetës?
By M.I
Kush dëshiron të hyjë në Universitetin e Jetës?
AGRON ISLAMI
Autor: Aid el-Karni
Jeta është aplikim për informacione dhe praktim të tyre, e gjithçka tjetër është llum!
Jeta në rrugën e Allahut është ndërtim, prodhim, progres dhe triumf, jeta ka për të qenë më e mirë pa të këqinjtë dhe dështakët, por ja, ç’të bësh që dynjasë i është shkruar të ketë mangësi dhe përkohshmëri. Ndaj është e lehtë që njeriu të jetojë, por vështirë është të jetojë siç dëshiron. Jeta është një libër. Kush i kupton rreshtat e tij, ai jeton i lumtur. Por ja që, çmendurakët dhe të vakëtit nuk e lexojnë aspak fare atë libër. Jeta është shtëpi që i pret të gjallët dhe i përcjell të vdekurit, jeta është përplasje, nuk dalin fitues në të përveçse trimat, kurse frikacakët i shkel këpuca e privimit, sepse jeta është një mundësi e vetme, nuk përsëritet më. Nëse përpiqesh për të, fiton, e nëse jo, ajo të ikën padobi! Ti vetëm do të vdesësh me keqardhje në zemër. Jeta nuk është pronë e askujt, përveç se e dikujt, që është Një dhe I Vetëm, ndaj dhe nuk mund të të pengojë prej saj askush. Nëse dëshiron prodho, përparo, hapëro e mos ngurro, që të të mos mbërthejë më vonë pendesa e keqardhja.
Nuk të beson askush se ti mund të dalësh i suksesshëm, sepse gati të gjithë, thuajse, janë frikësues, panikë, mbathës, ndaj dhe ti për këtë mbështetu në veten tënde dhe dorëzoju Allahut. Nëse bie në Universitetin e Jetës nuk mundet të të ndihmoj askush, po edhe nëse zbresin engjëjt të ndërmjetësojnë për ty, ose nëse korr sukses në Universitetin e Jetës, të mëdhenjtë do të dhurojnë respekt, vlerësim dhe konsideratë! Nëse jeta është sofër, gotë, shtrat, mëndafsh, kafshët atëherë, janë më të lumturat me to, më shumë se kushdo tjetër, por jeta është diçka ndryshe… ajo është racio që racionalizon; dorë që punon; laps që shkruan e shënon; lëvdata që kullojnë si shiu dhe dituri që rrjedh si lumi. Në Jetë është një afishe në të cilën shkruan: “Rrezik, e ndaluar të afrohesh!” këtë e lexojnë frikacakët, torollakët, përtacët dhe largohen, ndërsa trimat, inteligjentët dhe gjenitë, atë pllakatë e bëjnë copa-copa, e shkelin, e thyejnë, e grisin dhe e hedhin tutje! Jeta nuk është vetëm diploma krenarie e as lëvdata trashëguese, por ajo është djersë e kulluar dhe pikël gjaku sakrifice. Nëse të trazohet deti i jetës dhe të hedhin ziliqarët gurëza, kuptimi i kësaj është të ngjitesh në lisin e lavdit. Artileria e privilegjit dhe e krenarisë, ka për të shtënë në shenjë feste dhe gëzimi për ardhjen tënde me shpirtin e madh!
Në jetë nëse ti je zero, njerëzit kanë për të të ulur në fund, jeta është e drejtë, e respekton dhe i thotë tungjatjeta plakës së kërrusur me shpirt luftarak, ndërsa ia mbyll derën të riut zemërvdekun!
Jeta nuk i mat dhe as nuk i vlerëson njerëzit me metra fizikë, e as nuk e peshon mishin e tyre me dollarë, por i mat dhe i vlerëson ata me mendje dhe ambicje. Jeta është një treg i madh, aty ka oferta plot, të ndryshme, të lloj-llojshme, por ama të kushtëzuar nga rregulli: “Ç’të japësh do të marrësh!” pasi në jetë nuk mund të blesh argjend me dërrasa, madje, as edhe tek racioni darkor nuk arrin falas!
Jeta është garë, ndërsa në këtë garë kurrën e kurrës nuk garojnë gomerët.
Nëse e shikon jetën me këndvështrimin e bukur, shtrohen përpara teje kopshte të mëdha, dëgjon këngë zogjsh, e nëse e shikon atë me frymën pesimiste, radhiten përpara teje gërmadhat dhe rrënojat, ndërtesat e zbrazura.
Jeta e lumtur është ndërgjegje e gjallë, shpirt i pastër, trup i shëndoshë. Kurse jeta e përvuajtshme është gulçitje, frymëmarrje me zor e gërthitje.
Ji në jetë bletë që i frekuenton lulet, e ndalet pak tek ato që t’ua marrë nektarin e dobishëm, që në fund të prodhojë mjaltin, e mos ji mizë që ngacmon plagën, që bart mbeturinën, sa atje sa këtu, që i ndot varat, e që i përlyen trupat!
Shkëputur nga libri “Një udhëtim me urtarët!”.
Pelqeje faqen Mjekesia Islame
-
December 25, 2014 / By M.I Çfarë ndodh nëse ju pini ujë me mjaltë me stomakun bosh?
-
September 7, 2016 / By M.I Sureja e cila largon të gjitha problemet në shtëpi,sureja e bereqetit
-
March 10, 2014 / By M.I Cdo te thote te shikosh te vdekurin ne enderr.Komentimi i endrrave Ibn Sirin.
-
September 9, 2014 / By M.I Ja cila është pesha ideale sipas gjatësisë!
-
June 24, 2014 / By M.I Për shtimin e potencës seksuale
-
November 18, 2013 / By M.I Dhjetë gabime në marrëdhëniet intime
-
December 5, 2014 / By M.I Arrat në kombinim me mjaltë janë ilaç i fuqishëm natyral
-
January 24, 2015 / By M.I Mos flej para se ti drejtohesh Krijuesit me këto tri lutje!
-
October 6, 2014 / By M.I Ilaçi për Kancer ështe gjetur para 65 vitëve!
-
October 22, 2013 / By M.I Emra muslimane per femra
-
April 20, 2018 / By M.I Nëse do që lutja jote të pranohet vepro kështu:
-
April 20, 2018 / By M.I PSE NAMAZI ËSHTË MË I MIRË SE GJUMI?
-
-
-
April 19, 2018 / By M.I Mënyrat natyrale, të shpejta dhe efektive, për të kuruar sëmundjet e thonjve
-
April 19, 2018 / By M.I Rrallë kush e di: gjethet e dafinës dhe vetitë shëruese të saj
-
April 19, 2018 / By M.I Njihuni me mrekullitë që bën qumështi i dhisë
-
-
April 19, 2018 / By M.I Lutje që Allahu me ta bërë tërë trupin dritë
-
April 19, 2018 / By M.I Lajthitë – për një shëndet më të mirë
-
September 24, 2014 / By M.I Artemisia Annua Bima që vret deri 100% të tumorit !
-
June 4, 2014 / By M.I Si të largojmë erën rëndë të këmbëve
-
April 14, 2014 / By M.I Xhenxhefili a përmendet në Kuranin Famëlartë?
-
September 9, 2013 / By M.I Sinoziti ? Largohet me një mënyre popullore…
-
October 31, 2013 / By M.I Pas 4 vite martesë…
-
March 5, 2014 / By M.I Gruaja boshnjake tregon recetën që e ndihmoi të shërohet nga kanceri
-
August 1, 2014 / By M.I A të fejohem me të, por nuk është e virgjër?
-
July 2, 2013 / By M.I Temjani – Boswelia serrata
-
September 2, 2013 / By M.I A e keni ditur se ?
-
September 5, 2013 / By M.I Kapsllëku, diagnoza dhe mjekimi