Thursday, 19/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kush deshiron sherim lexojeni shpesh Suren EL BEKARE

Kush deshiron sherim lexojeni shpesh Suren EL BEKARE
Transmetohet nga EbuHurejreja se i Dërguari i All-llahut Salallahu alejhi ve selem ka thënë: “Mos i bëni shtëpitë tuaja varreza, sepse vërtetë shejtani ik prej asaj shtëpie në të cilën lexohet sureja el Bekare” (Muslimi)
Imam Taberaniu dhe Ebu Hatim b. Hibbani kanë regjistruar hadithin e transmetuar nga Sehl b. Sa’di i cili ka thënë: i Dërguari i All-llahutSal-lall-llahu alejhi ve sel-leme ka thënë: “Vërtetë çdo send ka majën e saj, e maja e Kur’anit është sureja El Bekare, andaj kush e lexon këtë sure në shtëpinë e tij natën, në atë shtëpi nuk hynë shejtani tri net, e kush e lexon ditën, shejtani nuk hynë në atë shtëpi tri ditë.”
Darimiu në musnedin e tij përmes Sha’biut regjistron thënien e Abdullah ibn Mes’udi ka thënë: Kush i lexon dhjetë ajete nga sureja El Bekare brenda një nate, në atë shtëpi nuk hynë shejtan atë natë, e që janë katër ajetet e para të sures Bekare, Ajeti Kurisjjen dhe dy ajete pas saj, dhe tre ajetet e fundit të kësaj sure. Në një transmetim tjetër thuhet: Atij dhe familjes së tij nuk i afrohet shejtani atë ditë, e as nuk di ndodhë diçka e urryer, e nëse ja lexon të sëmurit psikik, do të shërohet.
Nga dobitë madhështore të leximit të sures El Bekare i cek dijetari Abdulaziz El Feuzan:
Ai që e lexon suren El Bekare vazhdimisht do të shohë gjëra të çuditshme në jetën e tij:
– shërim në trupin e tij
– shtim të rrizkut të tij
– bereqet në jetën e tij
– zgjerim të gjoksit
– lumturi në zemër
– mirësi në jetë
Hoxhë: Eroll Nesimi
Një shkrim tjetër i dobishëm  Video-audio rukje për inteligjencë,dituri dhe edukim

Categories

Archives