Tuesday, 22/5/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kush dëshiron dituri, le të pijë ujë zem zemi

Kush dëshiron dituri, le të pijë ujë zem zemi

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem ka thënë:
“Uji i zemzemit është për çka ta pish”.

Shiko “Vargun e Haditheve të sakta” të shejh Albanit, hadithi me nr. 883


Dhe ka thënë: “Është ujë i bekuar, ushqim për atë që e përdor për ushqim dhe shërim prej sëmundjeve”.

Shiko “Vargun e Haditheve të sakta” të shejh Albanit, hadithi me nr. 1056.


Dhe ka thënë: “Uji më i mirë në fytyrën e tokës, ushqim për atë që e përdor si ushqim dhe shërim i sëmundjeve”.

Shiko “Vargun e Haditheve të sakta” të shejh Albanit, hadithi me nr. 1056.


Muhamed ibën Xhaferi na tregon: e kanë pyetur Ibën Huzejmen si e ke fituar këtë dituri? Është përgjigjur: kur pinja ujë zemzemi i lutesha Allahut të më dhurojë dituri të dobishme.
Sijer Alamun-Nubela, 14/370
Imam Shafiu, rahimehullah, thotë: pinja ujin e zemzemit për tri gjëra: te jem shënjestar i mirë, andaj kur gjuaja prej dhjetë nishaneve i goditja dhjetë ose nëntë, për dituri dhe e shihni gjendjen në të cilën kemi arritur dhe për të hyrë në Xhennet.

Uji i Zemzemit ka shumë veçori, prej tyre edhe faktin se aq sa kanë nevoje njerëzit për këtë ujë aq ujë edhe jep. Kur jane 4 milion haxhinj jep ujë për 4 milion e kur jane vetëm banorë e Mekës, jep ujë aq sa kanë nevojë ata, përndryshe do të bëhej lum që derdhet kot.

Categories

Archives