Sunday, 19/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kush bën hixhame ditën e shtatëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë, ose njëzet e një të muajit, do të shërohet nga çdo sëmundje

Kush bën hixhame ditën e shtatëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë, ose njëzet e një të muajit, do të shërohet nga çdo sëmundje

Buhariu ka shkruar pët këtë sferë në kapitullin mbi lëshimin e gjakut.
Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka urdhëruar praktikimin e lëshimit të gjakut (hixhame): “Nuk ka ilaç që mund të krahasohet me lëshimin e gjakut dhe hixhamen.” Hadithin e transmeton Buhariu.
Tregohet se një beduin i është ankur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, për kokëdhimbje të madhe, e ku i është përgjigjur
“Bën Hixhami!”.
Po ashtu mund të largohet dhembja nga shputat e këmbëve nëse i bëjmë me kanë. Këtë hadith e transmeton Ebu Davudi. Ka shumë hadithe që tregojnë për dobinë e lëshimit të gjakut. Nga ndodhitë që i përkasin lëshimit të gjakut nga damarët mund ta veçojmë atë kur Perjgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i tha mjekut Ebu Ka`bit t`ia prejë lëkurën dhe t`i lëshojë gjak nga damarët. Nga hadithi do të veçojmë: “Ilaçi më i mire është lëshimi i gjakut.”, dhe “Hixhamja nap astron neve dhe trupin tone nga jashtë, kurse lëshimi i gjakut nga brenda”
Hixhamja praktikohet edhe në vendet e ngrohta, kurse lëshimi i gjakut edhe ne vendet e ftohta.
Patjetër duhet larguar hixhames pas larjes më ujë të nxehtë, pos në raste kur gjaku është shumë i trashë, edhe në këtë rast është mire të bëhet hixhamja një orë pas larjes me ujë të nxehtë. Po ashtu duhet larguar hixhames në rastet kur barkun e kemi plotë.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Hixhameja në barkun e zbrazët është ilaç, e kur është i mbushur, atëherë ajo është sëmundje.
Ibn Maxhe thotë se e ka dëgjuar Ibn Omerin duke thënë: “Është mire të kujdesesh për gjakun tënd, pra ma thirni njeriun që e bën këtë, as shumë të moshuar e as shumë të ri, sepse unë personalisht e kam dëgjuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve selem , duke thënë: “Lëshimi i gjakut kur barku është i zbrazët është ilaç më i mire.” Kjo është më e sigurtë dhe e urtë.
Hixhamja nën mjekër na liron nga dhembjet e dhëmbëve dhe fytyrës, kurse në këmbë është mire për lëkurën e kofshës, fluskat, reumatizimin dhe dhëmbjet e shpinës. Dobitë e hixhames janë të shumta, por hixhamja përreth nyjeve është e dëmshme, sepse dobëson të mbajturit mend.
Ahmedi është i mendimit se nuk është e preferuar marrja e shpërblimit për hixhame. Por, Ibn Abbasi ka thënë: “I bëra hixhame Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve selem, e ai më pagoi për këtë shpërblim.” Pra sikur kjo të ishte gjë e keqe, ai këtë sigursht se nuk do ta bënte. Këtë hadith e transmeton Buhariu. Sa i përket vendit të hixhames, Buhariu transmeton se Ibn Abbasi ka thënë: “I kam bërë hixhame Pejgamberit, sal-lallahu alejhi ve selem, në kokë për shkak të dhëmbjeve”. Në hadithin tjetër qëndron se këtë e ka bërë për shkak të migrenës (dhembje kronike e kokës) , kurse Enesi ka thënë: “Pejgamberit i është bërë hixhame `fi`l ahede`ajn ve`l-kahil”.
Transmeton Tirmidhiu.
Fjala `el-ahede`ajn` do të thotë `ana e qafës`, kurse `el-kahil` do të thotë mbi majen e qafës.
Ebu Hurejre transmeton se Ebu Hindi ka lëshuar gjak nga maja e kokës së Pejgamberit. Ebu Davudi po ashtu e transmeton këtë version, derisa Enedi thotë se Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve selem, i është bërë hixhame në majë të shputës së këmbes, këtë e transmetojnë edhe Tirmidhiu dhe Nesai.
Sa i përket ditës kur është më e mirë të praktikohet hixhamja, Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Kush bën hixhame ditën e shtatëmbëdhjetë, nëntëmbëdhjetë, ose njëzet e një të muajit, do të shërohet nga çdo sëmundje.” Këtë hadith e transmeton Davudi.
Sa i përket fjalës `nga çdo sëmundje` kjo është për t`u theksuar rëndësia e madhe e gjakut. Tirmidhiu ka transmetuar hadith identik nga Enesi.
Ebu Bekri ia ka ndaluar familjes së tij që të bëjnë hixhame ditën e martë, kurse shembull për këtë e kishte Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve selem. Po ashtu ka thënë: “Atë ditë gjaku nuk koagullohet lehtë.”
Për çdo rast, unë e konsideroj se kjo ndalesë është e pranueshme kur njeriu është i shëndoshë, por kur njeriu është i sëmurë nuk duhet kushtuar rëndësi se a është dita shtatëmbëdhjetë ose njëzetë ose cilado ditë tjetër.
El-Xhelali ka thënë: “Ismail bin Asimi më ka thënë se Hambeli u ka thënë se Ahmed ibn Hambeli ka bërë hixhame kur ndjente tension pa marrë parasysh kohën.”
Tradita e hixhames rrjedh nga Isfahani. Dijeni se nëse lëshojmë gjak nga vendi i gabuar, ose kur ajo nuk është e nevojshme, mund t`i rrezikojmë funksionet trupore, sepse atëherë do t`i largojmë lëngjet trupore të sëmura dhe të shëndosha.
Mjekët konsiderojnë se duhet të bëjmë hixhame kur të `perëndojë` hëna, kurse gjakun duhet lëshuar kur hëna është e plotë.
Çdokush që ka probleme me digjestionin (tretjen) duhet larguar nga lëshimi i gjakut dhe hixhamja, apo njeriu që këndellet nga ndonjë sëmundje, personat e moshuar, personat me bark dhe mëlçi të dobët, kush është i ënjtur në fytyrë ose shputa të këmbëve, grate shtatzëne, ato që sapo kanë lindur fëmijë, si dhe ato që kanë pastrime mujore.
Koha më e mire për lëshim të gjakut dhe hixhame është dita e hënë në çfarëdo kohe, ose dita e martë gjatë ditës. Pranvera është koha më e mirë për lëshimin e gjakut, pastrimin e trupit me vjellje, humbjes së frikës nga sëmundjet, si dhe për të forcuar aktivitetin seksual
Vera është koha e ushqimeve të ftohta e cila e shkatërron tëmblin, koha kur pakësohet aktiviteti seksual, kur pakësohet humbja e gjakut rritet numri i larjeve me ujë të nxehtë.
Njeriu duhet ta prêt dimrin duke mbajtur veshje të ngrohtë dhe duke ngrënë ushqim gtë forte, siç është gjella me mish dhe perime.
Ka shumë hadithe të cilët flasin për këtë kurse, kurse tërë atë që u cek më lartë e transmeton Buhariu.
Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve selem, ka thënë: “Aisheja radijall-llahu anhu, ua kalon grave tjera ashtu siç ua kalon gjella me mish dhe perime (serid) ushqimeve tjera,”
Vërtet njeriu duhet të anojë kah rrjedhja normale e gjakut dhe lëngjeve të tjera të trupit, kurse dimrit duhet intensivisht të ushtrojë, por edhe të rritë aktivitetin e tij seksual.

Categories

Archives