Friday, 24/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kurvëria


Kurvëria


“Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ajo është vepër e shëmtuar dhe rrugë shumë e keqe.” [El Israë: 32]

Kurvëria shkakton sëmundje psikike dhe e sëmurë zemrën

Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) në sqarim të kësaj ka thënë: “Prej veçorive të imoralitetit, është gjithashtu edhe fakti se ai e hallakat zemrën dhe e sëmurë, në qoftë se nuk e vret atë. Ai fut mërzitje, dëshpërim dhe frikë në zemër. E largon njeriun nga Allahu i Madhëruar dhe e afron atë tek shejtani i mallkuar.”

Po ashtu ka thënë: “Prej pasojave të imoralitetit, është se ai e errëson zemrën dhe e shuan dritën e saj.” Ndërsa në një tjetër vend ka thënë: “Pasojë e kurvërisë është edhe trishtimi të cilin Allahu i Lartësuar e vendos në zemrën e lavirit, trishtim ky, shenjat e të cilit vërehen në fytyrën e tij. Në krah të kundërt, i moralshmi, në fytyrën e tij ka dritë dhe ëmbëlsi, në zemrën e tij ka rehati dhe qetësi. Nëse dikush ulet apo bisedon me të, shumë shpejt miqësohet dhe ndjen simpati ndaj tij. Ndërsa laviri, në fytyrën e tij vërehet trishtimi. Nëse dikush ulet apo bisedon me të, zmbrapset dhe ndjen neveritje ndaj tij.

Po ashtu ka thënë: “Prej pasojave të imoralitetit është edhe ankthi dhe gjendja e keqe shpirtërore, kjo sepse laviri shpërblehet me të kundërtën e asaj që dëshironte. Ai i cili e kërkon kënaqësinë në ato gjëra që Allahu i Madhëruar i ka bërë të ndaluara, Allahu e ndëshkon atë me të kundërtën e asaj që kishte për qëllim. Kënaqësia e Allahut nuk arrihet ndryshe, veçse duke ju bindur Atij. Allahu i Madhëruar, gjynahet kurrësesi nuk i ka bërë shkaqe për arritjen e ndonjë të mire. E sikur ta dinte imorali se çfarë fshihet pas ndershmërisë, prej kënaqësisë, lumturisë, rehatisë shpirtërore dhe jetesës së mirë, do ta kuptonte se kënaqësia të cilën e ka humbur, është shumë herë më e madhe se ajo me të cilën e shkëmbeu atë.

Një shkrim tjetër i dobishëm  7 Këshilla për mposhtjen e etjes gjatë agjërimit
Tags:

Categories

Archives