Monday, 23/7/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kurvëria shkakton sëmundje psikike



Kurvëria shkakton sëmundje psikike

Kurvëria!
“Dhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë),
sepse vërtet ajo është vepër e shëmtuar dhe rrugë shumë e
keqe.” [El Israë: 32]
Kurvëria shkakton sëmundje psikike dhe e sëmurë zemrën
Ibnul Kajim (Allahu e mëshiroftë!) në sqarim të kësaj ka
thënë: “Prej veçorive të imoralitetit, është gjithashtu edhe
fakti se ai e hallakat zemrën dhe e sëmurë, në qoftë se nuk e
vret atë. Ai fut mërzitje, dëshpërim dhe frikë në zemër. E
largon njeriun nga Allahu i Madhëruar dhe e afron atë tek
shejtani i mallkuar.”
Po ashtu ka thënë: “Prej pasojave të imoralitetit, është se ai
e errëson zemrën dhe e shuan dritën e saj.” Ndërsa në një
tjetër vend ka thënë: “Pasojë e kurvërisë është edhe trishtimi
të cilin Allahu i Lartësuar e vendos në zemrën e lavirit,
trishtim ky, shenjat e të cilit vërehen në fytyrën e tij. Në
krah të kundërt, i moralshmi, në fytyrën e tij ka dritë dhe
ëmbëlsi, në zemrën e tij ka rehati dhe qetësi. Nëse dikush
ulet apo bisedon me të, shumë shpejt miqësohet dhe ndjen
simpati ndaj tij. Ndërsa laviri, në fytyrën e tij vërehet
trishtimi. Nëse dikush ulet apo bisedon me të, zmbrapset dhe
ndjen neveritje ndaj tij.
Po ashtu ka thënë: “Prej pasojave të imoralitetit është edhe
ankthi dhe gjendja e keqe shpirtërore, kjo sepse laviri
shpërblehet me të kundërtën e asaj që dëshironte. Ai i cili e
kërkon kënaqësinë në ato gjëra që Allahu i Madhëruar i ka bërë
të ndaluara, Allahu e ndëshkon atë me të kundërtën e asaj që
kishte për qëllim. Kënaqësia e Allahut nuk arrihet ndryshe,
veçse duke ju bindur Atij. Allahu i Madhëruar, gjynahet
kurrësesi nuk i ka bërë shkaqe për arritjen e ndonjë të mire.
E sikur ta dinte imorali se çfarë fshihet pas ndershmërisë,
prej kënaqësisë, lumturisë, rehatisë shpirtërore dhe jetesës
së mirë, do ta kuptonte se kënaqësia të cilën e ka humbur,
është shumë herë më e madhe se ajo me të cilën e shkëmbeu atë.









Categories

Archives