Sunday, 26/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kurkulas thotë se dyert e BE-së janë të hapura për vendet e Ballkanit, por nuk përmend Maqedoninë


Kurkulas thotë se dyert e BE-së janë të hapura për vendet e Ballkanit, por nuk përmend Maqedoninë


Në janar të vitit të ardhshëm, në fillim të kryesimit grek me BE-në, Serbia do t’i fillojë negociatat inkuadruese me BE-në, deklaroi zëvendësministri grek i Punëve të Jashtme, Dhimitris Kurkulas.

zevendes ministri grek

Në një intervistë për edicionin javor të “Elefterotipisë”, Kurkulas përsëriti se “tradicionalisht, Greqia e mbështet perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor”. Ai theksoi se “me vendimet e Këshillit Evropian në Selanik në samitin në vitin 2003, BE-ja i hapi dyert për Ballkanin Perëndimor”.

“Shpresoj se edhe vendet e tjera të rajonit tonë, rreptësisht t’i plotësojnë kriteret për anëtarësim, në të ardhmen do të kenë mundësi të bëhen anëtare të barabarta të familjes evropiane”, deklaroi Kurkulas.

Kjo është hera e dytë që zëvendësministri i Punëve të Jashtme i obliguar për çështje evropiane të flasë për integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE, pa e përmendur Maqedoninë. Ai në intervistë përkujton për hyrjen e Kroacisë në BE, flet për Serbinë, e komenton situatën në Shqipëri, por për Maqedoninë nuk thotë asnjë fjalë.

Para disa ditëve në një deklaratë për portalin Euraktiv, ai gjithashtu tha se zgjerimi gjithmonë ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë prioritet i lartë i vendit të tij, por shtoi se “në vend se në ngjarje të mëdha apo takime, Greqia gjatë kryesimit të saj do ta shtyjë çdo vend në veçanti, në bazë të meritave”.
“Euraktiv” në analizën e saj konstatoi se në prioritetet e Greqisë për kryesimin e ardhshëm me Bashkimin Evropian nuk përmendet politika e zgjerimit edhe krahas pohimeve paraprake nga ana e Athinë se ajo është përkushtuar në zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. /Portalb

Një shkrim tjetër i dobishëm  Në komunat shqiptare rritet nataliteti, tek ato maqedonase rritet mortaliteti

Categories

Archives