Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kuriozitet: Vargjet e Kuranit ndihmojnë në rritjen e bimëve

Kuriozitet: Vargjet e Kuranit ndihmojnë në rritjen e bimëve

bimet

Bimët rriten më shpejt po t’u recitosh vargjet e Kuranit. Bëhet fjalë për një zbulim të një studenteje turke, të cilin nuk ka hezituar ta cilësojë revolucionare për qytetarët e Turqisë.

Fatma Akkilic që ka ndërtuar një serë të vogël në provincën mesdhetare të Mugla, ku ka mbjellë disa perime të cilave u ka vënë në sfond lloje të ndryshme muzike, duke përfshirë atë klasike, turko-arabe, rok, si dhe vargje të recituara nga Kurani.

Kanë mjaftuar pesë orë në ditë vargje kuranore për 20 ditë me radhë që bimët të rriteshin njëra më e bukur se tjetra. Kështu ato bimë që patën në sfond vargje të Kuranit u rritën plot 20 cm në krahasim me 13 cm që u rritën bimët që u lanë në heshtje, ndërsa ato bimë që u ‘ushqyen’ me muzikë turko-arabe nuk u rritën fare.

“Agronomët mund të përdorin vargjet e Kuranit në vend të pesticideve apo organizmave gjenetikisht të modifikuara për të rritur bimë të shëndetshme në një kohë më të shkurtër”, ka deklaruar Fatma. /Shqip/

Një shkrim tjetër i dobishëm  Egjipt, rrjedhin informata të reja për puçin e 3 korrikut

Categories

Archives