Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kurimi i nervit shiatik ne mjeksine profetike


Kurimi i nervit shiatik ne mjeksine profetike


 

Ibn Maxhe sjell në Sunen-in e tij hadithin e Muhamed ibn Sirinit, i cili përcjell prej Enes ibn Malikut, që tregon se e ka dëgjuar Profetin e Allahut që të thotë: “Shiatiku shërohet me dhjamin e pjesës rreth e rrotull bishtit të deleve të beduinëve, i cili, pasi shkrihet, ndahet në tri pjesë, dhe pastaj pihet esëll tri ditë rresht: çdo ditë nga një pjesë.”

nervi shiatik
Shiatiku është një sëmundje që nis nga pjesa e legenit, kalon nëpër kofshë, e ndonjëherë zbret deri poshtë te kërciri i këmbës. Sa më shumë zgjat sëmundja, aq më poshtë zbret dhe aq më të dobëta bëhen këmbët dhe kofshët.
Nga hadithi i mësipërm dalin dy përfitime: gjuhësore dhe mjekësore. Në aspektin gjuhësor, ai tregon se sëmundja mund të quhet edhe ‘nervi shiatik’ (irk nasa), në kundërshtim me disa njerëz që thonë se kështu mund të quhet vetëm nervi përkatës.
Thuhet gjithashtu se sëmundja quhet irk nasa, pasi ajo i bën njerëzit të harrojnë (nasa) çdo dhembje tjetër.
Siç është shpjeguar në kapitujt e mësipërm, hadithet e të Dërguarit të Allahut alejhi selam ndahen në dy lloje: të përgjithshme dhe të posaçme.
Sa u përket haditheve të përgjithshme, ato duhet të kuptohen në mënyrë të përgjithshme, pavarësisht raportit të tyre me kohën, personin dhe gjendjen kur janë thënë. Ndërsa lloji i dytë, ato specifike, duhet të kuptohen në raport me kohën, personin dhe gjendjen kur janë thënë. Në këtë rast, ne kemi të bëjmë me një hadith specifik, që ka të bëjë me shërimin e shiatikut te beduinët arabë dhe te njerëzit e vendeve përreth, për të cilët ky trajtim është më i miri, për shkak të kohës dhe vendit.
Për shkak se kjo sëmundjeje shkaktohet nga thatësia ose nga substanca të trasha e septike, ilaçi më i mirë për të është përdorimi i laksativëve. Dhjami i bishtit të deles arabe ka dy veti: ai është zbutës dhe pjek substancat e këqija, të dyja këto të nevojshme për kurimin e shiatikut.
Delet e beduinëve kanë disa cilësi të veçanta: janë trupvogla, nxjerrin pak jashtëqitje dhe lëshojnë një kundërmim të lehtë. Ato ushqehen me bimë të egra, që janë njëkohësisht edhe kurative, si me trumzë të butë, me pelin etj., vetitë mjekësore të të cilave bëhen pjesë e mishit, sidomos e dhjamit të bishtit. Ndonëse vetitë kurative të bimëve i mbart edhe qumështi i tyre, bishti ka dy cilësi të tjera që qumështi nuk i ka: ai është laksativ dhe ndihmon në pjekjen e substancave septike (të cilat, rrjedhimisht, dalin jashtë).

Një shkrim tjetër i dobishëm  Shpirti i shëndoshë në trup të shëndoshë !

 

Ne thamë më lart se ilaçet dhe recetat e përgjithshme të popujve të ndryshëm varen nga lloji i ushqimit të cilin ata janë mësuar të konsumojnë. Kështu, dieta e indianëve dhe e beduinëve është me ushqime të thjeshta, prandaj ata përdorin ilaçe gjithashtu të thjeshta. Ndërsa romakët dhe grekët, nga ana tjetër, përdorin ilaçe të përziera. Megjithatë, të gjithë mjekët pajtohen se trajtimi më i mirë është ai me dietën më të mirë. Më pas, nëse njeriut i mjaftojnë ilaçet e thjeshta, ai nuk duhet të përdorë ilaçe të përziera. Ato mund të përdoren vetëm kur ilaçi i thjeshtë nuk jep rezultat.
Nëse dieta është e thjeshtë, mjekimi i thjeshtë është efikas për sëmundjet e thjeshta. Ndërsa sëmundjet e ndërlikuara vijnë zakonisht prej dietave të ndërlikuara, e kjo është arsyeja që, në këto raste, ilaçet e përbëra janë më të mira.
Në fund, Allahu e di më mirë.

 

SHKEPUTUR NGA LIBRI “ZAD EL MEAD”
AUTOR IBN KAJIM EL XHEUZIJE.

 

image_pdf
Tags:

Categories

Archives