Sunday, 21/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kurat popullore për të luftuar verdhezën



Kurat popullore për të luftuar verdhezën

virus-de-la-hepatitis-bHepatiti ose siç njihet ndryshe në gjuhën popullore, sëmundja e verdhëzës, bën pjesë në grupin e sëmundjeve virale që dëmtojnë mëlçinë. Llojet më të shpeshta të hepatitit janë hepatiti A, hepatiti B dhe hepatiti C. Gjithashtu, hepatitet dallojnë nga njëri-tjetri për nga mënyra e bartjes, intensitetit dhe pasojat që i shkaktojnë.

E përbashkëta e tyre është se të gjitha llojet e hepatiteve janë të renda. Në veçanti, hepatiti B dhe C mund të kenë pasoja afatgjata duke përfshirë dëmtimin e përhershëm të mëlçisë, kancerin e saj dhe vdekjen. Për shërimin dhe zvogëlimin e dëmtimeve të shfaqura në mëlçinë e zezë, mjekët popullore kanë zbuluar kura të ndryshme me bimë popullore. Këto mjekime, të cilat sipas mjekëve, i kanë dhënë rezultatet e pritshme, tashmë u sugjerohen njerëzve që vuajnë nga hepatiti kronik, ose siç njihet në gjuhen e përditshme verdhëza.

Kungulli

Kungulli përveçse është një ushqim shumë i mirë, në mjekësinë popullore ka dhënë një ndihmesë të pazëvendësueshme në kurimin e të sëmurëve të prekur nga verdhëza. Për shërimin e sëmundjes nevojiten 10 kokrra të kungullit të egër. Kungujt pasi priten në copa të vogla dhe shtypen mirë, kjo masë hidhet në një enë me ujë 150 ml. Këtë lëng i sëmuri e thith nga hunda tre deri katër herë në ditë. Kjo kurë rekomandohet të zgjasë për pesë ditë radhazi, deri sa të shkaktohet një rrjedhje e një lëngu të verdhe nga hunda.

Lulet e kokoçelit

Një mënyrë tjetër që përdoret për shërimin e hepatitit janë edhe lulet e kokoçelit. Katër gramë lule të thata të kokoçelit pluhurosen dhe hahen esëll në mëngjes. Ky mjekim merret çdo ditë për dy deri në tre javë rresht, derisa i sëmuri të ketë një përmirësim të dukshëm.

Bima e thundërmushkës

Bima e thundërmushkës ka dhënë ndihmën e vet për kurimin e të sëmurëve që vuajnë nga kjo sëmundje. Për përgatitjen e çajit nevojiten 2 litra ujë dhe në të hidhen 50 gr me gjethe të grimcuara nga kjo bimë. Përzierja zihet për 10 deri në 12 minuta. Pas ftohjes kullohet dhe shtrydhet. Pihet një gotë e ngrohtë dhe e ëmbëlsuar me mjaltë. Në rast se gjethet janë të thata, nuk është e nevojshme zierja e tyre. Mjafton që ato të hidhen në ujin e zier më parë dhe të lihen për 5 minuta dhe më pas pihet.

Mështekna

Edhe mështekna është një bimë që ka dhënë rezultate të mira në kurimin e sëmundjes së verdhëzës. Çaji i mështeknës përgatitet duke marre tre deri në katër lugë me mështekër, të cilat hidhen në një gotë me ujë të valuar. Gjatë përgatitjes është mirë të hidhet edhe pak sodë buke. Nga kjo masë pihen 2 doza në ditë.





Përzierje bimësh

Një tjetër mjekim që ka dhënë efekt në kurimin e kësaj sëmundjeje është edhe kura e përgatitur nga përzierja e disa bimëve. Merren 30 gr lule basani, 30 gr valeriane, 30 gr kore kulumbrie si dhe 30 gr rrënje çikoreje. Këto përbërje imtësohen dhe përzihen duke i përvëluar me ujë të sapo valuar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet për një orë. Pihet 3 herë në ditë nga 1 gotë para buke i pa ëmbëlsuar. Kjo kurë rekomandohet të vazhdojë për 7 ditë.

Dieta

Të sëmurëve që vuajnë nga verdhëza u këshillohet të përdorin ushqime sa më të lehta për t’u tretur dhe të pasura me sa më shumë vitamina. Këta të sëmurë duhet të konsumojnë sa më tepër qumësht, të cilit duhet t’i jetë hequr yndyra dhe më pas të jetë ëmbëlsuar me sheqer. Ushqime të tjera që përmirësojnë shëndetin e tyre janë: kosi, kompostot, patatet, zarzavatet, supat e ndryshme të gatuara me bimë barishtore, mish të zier pa dhjamë ose biftek, e bardhë e vezës, si dhe fruta të ndryshme.

Është pak ë vështirë që kjo sëmundje të kapet që në fazat e para të shfaqjes. Shpesh të sëmurët mund të mos kenë simptoma të sëmundjes, ose ato mund të jenë shumë dhe nuk lënë shkas të dyshosh për këtë sëmundje. Virusi mund të jetojë në organizëm pa ndonjë simptomë të dukshme me kohë të tëra, ndërkohë që vazhdon të sulmojë mëlçinë. Pasojat afatgjata të hepatitit mund të shkaktojnë sëmundje të mëlçisë, shfaqje të kancerit në mëlçi deri në humbje të jetës. Duhet pasur kujdes, nëse shenjat e një hepatiti të mprehtë, vazhdojnë mbi 6 muaj atëherë sëmundja ka marrë karakter kronik. I sëmuri që vuan nga hepatiti kronik ankohet për dhimbje barku nën krahun e djathtë të brinjëve.

Kjo dhimbje nuk është shumë e fortë, por e mundon të sëmurin. Të sëmurët nuk kanë oreks, ndiejnë dobësi të përgjithshme, si dhe çrregullime të aparatit tretës. Lëkura e tyre është e zbehte dhe e verdhë, herë-herë kanë dhe shfaqje të njollave të zeza. Sipas mjekeve, këto janë shenja që tregojnë zhvillim të sëmundjes.

Llojet kryesore të hepatiteve

Hepatitet më të njohur janë hepatiti A, B, C, por ka edhe hepatit D dhe E. Sipas mjekeve, zverdhja e të prekurve nga verdhëza vjen si pasojë e prodhimit në masë të madhe e një substance të mëlçisë që quhet Bilirubine dhe një alterim tjetër fiziologjik është edhe rritja e prodhimit të enzimës Transaminaz që arrin deri 10 herë më shume në fazën akute. Hepatiti A është një sëmundje e lehtë që kalon në më të shumtën e rasteve në mënyre të padukshme dhe shërohet pa asnjë lloj problemi. Ky lloj hepatiti shumë rrallë mund të shkaktojë ndërlikime tek foshnjat dhe fëmijët. Sëmundja transmetohet në mënyrë fekale dhe orale. Hepatiti A i shkaktuar nga virusi Rna, nuk kalon asnjëherë në formë kronike edhe pse mund të ketë zgjatje të sëmundjes. Ai thjesht eliminohet me rritjen e kushteve e normave higjienike të jetës së njeriut. Sipas mjekeve, nga ky hepatit nuk ka pasur raste vdekjesh.

Shërimi nga hepatiti A vjen pas regjimi shtrati 7-10 ditë i kombinuar me një dietë me karbohidrate. Hepatiti B është relativisht i rrezikshëm. Sipas specialistëve, në 60-70 për qind të rasteve infektimi kalon në mënyrë të padukshme, ndërsa në pjesën tjetër shfaqet verdhëza me simptomat e veta. Rreth 90 për qind e rasteve të prekur nga hepatiti B shërohen pa problem duke fituar imunitet për gjithë jetën. Ndërsa 10 për qind e tyre kalojnë në mënyre kronike, dhe këta pacientë janë infektues.