Monday, 29/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kurani për trurin


Kurani për trurin


truri mjeksiaislame

Allahu i Madhëruar thotë në Kuran duke treguar për një njeri jobesimtar i cili e ka ndaluar Pejgamberin (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) të falet në Qabe “Jo, Jo! Nëse nuk tërhiqet, vërtet do ta kapim për flokësh mbi ballë. Floku rrenacak, mëkatar.” (Alak, 15-16)

Pse në Kuran është përshkruar pjesa e përparme e kokës si diçka që gënjen dhe bën
mëkate?
Pse në Kuran është thënë se ai personi gënjen dhe bën mëkate? Ku qëndron lidhja e
pjesës së përparme të kokës me gënjeshtrën dhe mëkatin.
Nëse e shikojmë kafkën nga pjesa e përparme e kokës do të shohim pjesën e përparme të trurit(zona paraballore). Por, ç’na thotë fiziologjija për funksionin e kësaj pjese. Libri me titullin “Fillet e anatomisë dhe fiziologjisë për këtë pjesë të trurit thotë: “Motivimi si dhe parashikimi i lëvizjes zbatohet në pjesën e poshtme të kafkës të ashtuquajtur truri i përparëm. (shiko foton nr.1)

Ky është regjioni i palcës membranore i cili kryen funksionin e asocimit.
Lidhur me lidhjen e trurit me motivacionin, kjo pjesë e përparme gjithashtu konsiderohet qëndër funksionale për agresion apo sulm.
Pra, kjo pjesë e trurit është përgjegjëse për planifikim, motivim dhe inicim për sjellje të mirë dhe të keqe dhe është pëgjegjëse për shprehjen e gënjeshtrës dhe të vërtetës. Dukemarrë parasysh këtë, është e arsyeshme ta përshkruajmë pjesën e përparme të kokës si dhe pjesën e cila bën mëkat në qoftëse gënjen, pra siç që është thënë në Kuran “…flokësh mbi ballin… ” Sipas profesorit Keith Mur, shkencëtarët deri te ky zbulim, për funksionin e pjesës së përparme të trurit, kanë ardhur në vitet e fundit te viteve 60-të.
Fjala arabe e cila është e përdorur në Kuran është “nasijeh” që do të thotë pjesë e
përparme e kokës.
Fotot dhe sqarimi tyre janë shkëputurr nga libri me titull “A Brief Ilustrated Guide to Understanding Islam” nga grup autorësh.
Përktheu: Semir Alija

Një shkrim tjetër i dobishëm  Harta e Lindjes së Mesme mund të ndryshojë

Categories

Archives