Wednesday, 22/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kurani mrekulli e përhershme…


Kurani mrekulli e përhershme…


kurani mrekulli

Kurani mrekulli e përhershme…

Kurani është fjala e Allahut dhe mrekullia më e madhe që iu dha Muhamedit (alejhissalatu uesselam). Kurani është mrekulli në tre aspekte:

1-) Mrekullia e tij nga ana gjuhësore. Arabët ishin të shquar si poetë dhe oratorë të mëdhenj, dhe vazhdimisht konkuronin mes tyre. Paraqitja e Kur’anit te arabët i befasoi ata, sepse asnjëherë nuk kishin dëgjuar fjalë dhe shprehje më të qarta dhe më të bukura se ai. Duke e njohur mirë Muhamedin (alejhissalatu uesselam) ata vetë dëshmuan se fjalët e Kuranit nuk ishin fjalë të tij. Stili i lartë artistik, retorika, përputhshmëria, bukuria e shqiptimit, fjalët e qarta dhe radhitja e përsosur e tyre, bëri që Kurani t’i sfidojë njëherë e përgjithmonë arabët dhe t’i mahnisë ata pa masë. Allahu i Lartësuar në Kuran thotë: “ E në qoftëse jeni në dyshim në atë që Ne i zbritëm gradualisht robit tonë (Muhamedit), atëherë silleni ju një sure të ngjashme si ai (Kurani) dhe thirrni (për ndihmë) dëshmitarët tuaj (zotat) pos Allahut, nëse jeni të sinqertë.” “ E mos e paçit bërë (deri tani) kurrë s’do mund ta bëni, atëherë ruajuni zjarrit, lëndë e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” Suretu El.Bekare 23-24

2-) Mrekullia e tij në aspektin e ruajtes nga ndryshimet dhe devijimet. Kurani, si dekret i fundit hyjnor, është i vazhdueshëm dhe do të mbetet i tillë deri në Ditën e Gjykimit. Kjo është arsyeja pse Allahu ka garantuar ruatjten e plotë të Kuranit nga çdo shtrembërim dhe çdo ndryshim, qoftë edhe në një gërmë të vetme prej tij. Allahu i Madhëruar në Kuran thotë: “Vërtet Ne e zbritëm Kuranin dhe Ne gjithsesi do ta ruajmë atë.” El-Hixhr 9. Nga ana tjetër, duke qenë se Kurani është shpallja e fundit hyjnore, ai është çfuqizues i të gjitha legjislacioneve të mëparshëm në librat hyjnorë. Me këtë libër, Zoti i botëve, Krijuesi dhe Sunduesi i gjithësisë, i fton njerëzit dhe xhindët bashkë t’i përmbahen këshillave dhe mësimeve të tij. Ky libër është udhërrëfyesi i vetëm për të gjithë njerëzit që nga ardhja e Muhamedit (alejhissalatu uesselam) si profet e deri kur të lindë dielli nga perëndimi.

Një shkrim tjetër i dobishëm  A lejohet t'ua urojme festat jobesimtarëve

3-) Mrekullia e tij në zbulimet e të vërtetave shkencore. Fakti se Kur’ani është fjalë e Allahut dhe jo produkt njerëzor, si dhe i ruajtur nga shtrembërimet dhe ndryshimet, e bën atë të pagabueshëm dhe të vërtetë në çdo fjalë që përmban. Kurani dhe shkenca janë dy gjëra që nuk e kundërshtojnë asnjëherë njëra tjetrën, madje Kurani nxit për kërkimin e diturisë dhe shkencës. Allahu i Gjithëdijshëm në Kuran thotë: “ Ne do t’u bëjmë atyre të mundur që të shohin argumentet Tona në horizonte dhe në veten e tyre deri që t’u bëhet e qartë se ai (Kurani) është i vërtetë. A nuk mjafton që Zoti yt është dëshmitar për çdo gjë?” Fussilet 53

Nga: “Udherrefyesi Islam” Mustafa Terniqi

Tags:

Categories

Archives