Saturday, 18/8/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kur’ani ilaç hyjnor për shërimin e sihrit dhe magjisë



Kur’ani ilaç hyjnor për shërimin e sihrit dhe magjisë

Titulli: Kur’ani ilaç hyjnor për shërimin e sihrit dhe magjisë
Autorët: Mexhdi Muhamed Es-Shejhavi, Dr. Muharrem Shtullanoviq, Mexhid Matar, Vehid Abdus-Selam Bali, Dr. Muhamed R. Aram
A keni pyetur veten ndonjëherë prej nga u vijnë telashet? A keni gjetur ndonjë përgjigje të kënaqshme? Nëse jo, përpiquni ta bëni këtë duke lexuar librin “Kur’ani ilaç Hyjnor. : Ai do t’u zbulojë atë që keni supozuar që ekziston por me cilën nuk keni marrë guxim të përballeni. Këtu do të zbuloni një botë nga e cila keni pasur frikë.

Çfarë roli ka në jetën e njerëzve bota e xhinëve? Cilët janë xhinët në të vërtetë? A janë qenie nga përrallat apo realiteti në të cilën jetojmë? A duhet të udhëtojmë ne gjithësi për të kuptuar se nuk jemi të vetëm, apo mjafton të dëgjojmë zërat përreth nesh.

Sihri, magjia e ograisja janë sëmundje për të cilat nuk ka ilaç. A mund të shërohen sëmundjet “e pashërueshme”? A është koha ta pranojmë një realitet tjetër? Lexoni lidhur me sëmundjet që nuk i shëron mjekësia lidhur me fenomenet për të cilat nuk ka përgjigje shkenca. Si ndodhin sihri, magjia dhe ograisja? Përse ndodhin, çfarë gjurmë lënë, si shërohen dhe si të mbrohemi nga ajo që nuk e shohim dhe ajo që nuk e njohim? Kurani është ilaç. Kur bëhet Kur’ani ilaç i vërtetë për njeriun? Kush janë ata që shërojnë me Kur’an: njerëz apo mbinjerëz? Cilat kurime lejohen dhe cilët nuk lejohen? Çka humb njeriu me sëmundje dhe me metoda të gabuara të shërimit?





Çka do të thotë të shkosh te falltari, të lexohet horoskopi të kërkohet përgjigje në hartat astrologjie ose të përdorësh shkrime e grafema të ndryshme?

Përse librin tone e kemi quajtur Kurani ilaç Hyjnor: ngase Kurani vërtet është ilaç? Apo ndoshta qëllimi ynë është të provokojmë dhe zgjojmë shkëndijat në mendjet e pastra pikërisht përmes asaj çka e turbullon mendjen e njeriut





Categories

Archives