Monday, 10/12/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kurani i ngjall zemrat sikurse uji tokën



Kurani i ngjall zemrat sikurse uji tokën

Kurani i ngjall zemrat sikurse uji tokën

Allahu i Lartësuar thotë:

“Dijeni, se Allahu e ngjall tokën pas vdekjes së saj! Ne ju
sqarojmë shpalljet, në mënyrë që ju të kuptoni!” (Hadid,
17) Ky ajet ka ardhur pas fjalës së Allahut të Madhërishëm:
“A nuk ka ardhur koha për besimtarët e vërtetë, që
zemrat e tyre të përulen para këshillave të Allahut dhe
para të Vërtetës që Ai ka shpallur e të mos bëhen si ata,
që iu është dhënë Libri më parë?! Me kalimin e një kohe
të gjatë, zemrat e tyre u ngurtësuan dhe shumë syresh
janë të pabindur.” (Hadid, 16)

Kjo sinjalizon se gjallërimi i
zemrave bëhet me përmendjen e Allahut të Lartësuar dhe
me të vërtetën që Ai ka shpallur, që është Kurani, ashtu siç
gjallërohet toka e vdekur me ujë. Malik ibn Dinari, Allahu e
mëshiroftë!, thotë: “Ç’ka mbjellë Kurani në zemrat tuaja, o
lexues të Kuranit? Vërtet, Kurani është pranverë e
besimtarit ashtu siç është shiu pranverë e tokës.”





 

Kjo çështje është e qartë dhe e dukshme. Ndër faktet e
dukshme të kësaj çështjeje është edhe pastrimi i zemrave
dhe zbutja e tyre që e hasim gjatë muajit Ramazan, tek
përsëritet dhe shpeshtohet dëgjimi dhe leximi i Kuranit.
Më pas vëren se kjo jetë, që zemrat përjetuan gjatë muajit
Ramazan, fillon të shuhet pas Ramazanit kur shkëputen
nga Kurani fisnik.

Prandaj, ai që e dëshiron gjallërimin e zemrës duhet ta ujitë
me pranverën e zemrave, Kuranin, me sasi dhe forma të
përshtatshme për ringjalljen