Monday, 25/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kurani është shërim nga sëmundjet psikologjike, si stresi, depresioni, ankthi

Kurani është shërim nga sëmundjet psikologjike, si stresi, depresioni, ankthi

Kurani është shërim nga sëmundjet psikologjike, si stresi, depresioni, ankthi, tensioni etj. Sot, pothuaj 50 % e atyre që lëngojnë nga probleme të tilla, i kanë kronike. Më e çuditshmja është se kur flitet për stresin dhe depresionin, sheh që prej tij vuajnë si i madhi dhe i vogli, si pushtetarët ashtu dhe masat, si tregtari dhe ministri, si burri dhe gruaja. Me këtë rast, dua të sjell përvojën e doktor Ahmed Kadi, në qendrën mjekësore shkencore në Panama, në SHBA.

Ai bashkë me një grup mjekësh kanë bërë një sërë eksperimentesh me myslimanë dhe jomyslimanë nga ata që nuk e dinin gjuhën arabe. Ai u lexonte Kuran dhe maste ndikimin e Kuranit në mendjet dhe trupin e tyre. Ai tregon se 97 % e personave ndikoheshin nga leximi i Kuranit, i cili u falte qetësi dhe prehje. Përvojën e tij ai e hodhi në një libër të cilin e titulloi: “Ndikimi i leximit të Kuranit në funksionet biologjike të trupit” Kurani e pajis njeriun me qetësi, prehje, shpresë dhe energji. Fjala: “La haule ve la kuvete il-la bil-lah – Nuk ka fuqi përveçse fuqisë së Allahut” ka një ndikim të çuditshëm tek njeriu. “Do të ishte më mirë për ty sikur të kishe thënë, kur hyre në kopshtin tënd: “Kështu ka dashur Allahu! Nuk ka fuqi përveçse fuqisë së Allahut.” (Kehf, 39) Ajo fal mbrojtje dhe siguri, si dhe garanton ndryshim e përmirësim.

Categories

Archives