Wednesday, 18/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Kurani është medikamenti kryesor dhe i pazëvendësueshëm për sëmundjet shpirtërore

Kurani është medikamenti kryesor dhe i pazëvendësueshëm për sëmundjet shpirtërore

Kurani është medikamenti kryesor dhe i pazëvendësueshëm për sëmundjet shpirtërore

Argumentet nga hadithi

Transmetohet nga Ata b.Ebu Rebaha se Iben Abbasi I ka thënë: “A dëshiron që ta tregojë gruan që do të jetë banore e xhenetit? Po I tha Ebu Rebaha.Atëher,Iben Abbasi I tha “Kjo grua zezake erdhi tek I Dërguari I Allahut s.a.v.s dhe I tha, o I Dërguar I Allahut,mua më godasin sulmet e tërbimit ,ashtu që gjatë atij tërbimi edhe zhveshem.Prandaj ,lute Allahun që t’më shërojë prej kësaj”.I Dërguari I Allahut I tha :nëse dëshiron ta fitosh xhenetin e Allahut bën sabër (durin) në këtë sëmundje,e nëse dëshiron që të shërohesh ,un do ta lusë Allahun që të të shërojë.Gruaja ia ktheuo të duroj,o I Dërguar I Allahut ,por unë gjat sulmit edhe zhvishem ,kështu që lute Allahun që të mos e bëj më këtë.I dërguari I Allahut s.a.v.s ia drejtoj lutjen Allahut për të(Cituar sipas Sahih el-Muslimi bi sherhi En-Nevevi,vëllimi I 6 faqe.131).Imam Neveviu,në vepren e tij “El edhkar” e citon transmetimin nga Ubej b.K’abi se ka thënë:Isha tek I dërguari I Allahut s.a.v.s kur erdhi një arab dhe tha :O I Dërguari I Allahut , kam një vëlla ,I cili është I sëmurë,qka ka e pyeti I Dërguari ,kurse njeriu u përgjigjë, Ka sulme tërbimi.I Dërguari I tha sille këtu ,kur e solli ,I Dërguari e vendosi pran vetes dhe ia lexoi:
1.Fatihan
2.Katër ajetet e para të sures el Bekare
3.Dy ajetet nga mesi I sures Bekare(163-164)
4.Ajetul Kursi(el Bekare 255)
5.Dy ajetet e fundit e sures Bekare
6.Ali imran(18)
7.El Araf(54)
8.El Muminun
9.Es Saffat (1-9)
10.El Xhinn (1-28)
11.El Hasher(21-24)
12.El Ihlas
13.El Felek
14.En Nas
Imam e Nevevi duke e komentuar këtë hadith thotë: Fjala “ el lemem” do të thotë “qmenduri”,tërbim që e godet dhe e shkallon(qmend)njeriun.Ky hadith është baz,të cilën e ka venë vetë I Dërguari s.a.v.s në mjekimin e qmendurisë,të shkaktuar nga goditja e shejtanit.
Në Musnedin e Imam Ahmedit lexojm një transmetim nga Ja’la b.Murrie,I cili thotë:I kam parë tri gjëra tek I dërguari I Allahut,të cilat askush para meje nuk I ka parë,e as që ka përë t’I parë.Një ditë shkova me të në një udhëtim,rrugës u ndeshëm me një grua me fëmij.Ajo iu drejtua të Dërguarit me këto fjalë:O I dërguari I Allahut këtë fëmij e ka goditur një bela ,edhe neve bashkë me të.As vet s’e di se sa sulme përjeton gjatë një dite.I dërguari I Allahut kërkoj prej saj fëmiun,e ngriti kah vetja e më pas fryu në gojën e tij tri herë dhe lexoi “Bismilahi ene Abdullah,ihse aduvallah”.
Pastaj ia ktheu fëmiun kësaj gruaje dhe I tha:Kurt ë ktheheni ,na prit në këtë vendë dhe na trego se si është (ndihet)voglushi.Vazhduam rrugën,e (kur ishim duke) u kthyer gruaja na priti në të njejtin vend,kurse pran saj ishin tri dele.I Dërguari s.a.v.s e pyeti:Si është voglushi?Ajo u përgjigj “Pasha Atë që të ka dërguar me të vërteten ,deri në këtë qast nuk kemi vrejtur asgjë në të.Merre këtë dele si shpërblim.I Dërguari më tha që të zbres dhe të marr një dele ,kurse dy të tjerat t’ia kthej gruas.
Ajo qka ne na intereson nga kjo pjesë e hadithit janë fjalët e të Dërguarit s.a.v.s të cilat I ka lexuar fëmiut: Bismilahi ene Abdullah,ihse aduvallah”,pasi që I fryu tri her në gojë .

Nga kjo kuptojm se shejtani gjendej në trupin e fëmiut .Për këtë arsye ,I Dërguari I fryu në gojën e tij sepse pot ë ishte shejtani jashtë trupit ,I Dërguari nuk do të lexonte e as nuk do të fryente në gojën e tij.Imam Ahmedi në Musnedin e tij dhe Ebu Davudi në Sunenin e tij,transmetojn nga Ummu Elbanija e bija e El-Vazi , e kjo nga babai I saj se gjyshi I saj shkoi tek I Dërguari I Allahut me djalin e tij të qmendur apo djalin nga motra.Kur erdhi tek I Dërguari I Allahut ,I tha E kam një djalë(apo djal nga motra),të cilin e kaploi qmenduria.A mund ta sjell tek ti ,ashtu që ta lusësh Allahun për t’a shëruar?I Dërguari I tha që ta sjellë.E morra me vete,tha duke qenë I lidhur.Kur arritëm,e zgjidha ate,ia hoqa rrobën,me të cilën e solla dhe ia vesha një rrobë të bukur dhe të pastërt.

Më pasë e dërgova tek I Dërguari s.a.v.s I cili më tha :ma afro më afër dhe ktheje shpinën e tij kah unë.I kam parë të dy sqetullat e të Dërguarit derisa ka lexuar:Uhruxh aduvallah, Uhruxh aduvallah (Dil o armik I Allahut).Vërejta se shikimi I të sëmuarit sishte ashtu siq ka qen.Tani,ai shikonte normalisht.Pastaj I Dërguari I Allahut e vendosi praën vetes,e lexoi një lutje në ujë,me atë ujë ia fërkoi fyturen e tij dhe e luti Allahun që ta shëroië.Pas kësaj lutje të të Dërguarit askush prej atyre që kishin ardhur me të smuarin nuk ndiheshin më mir se ai(I sëmuari).Këtu parashtrohet pyetja:Kush është ai,të cilit I Dërguari I Allahut I thoshteil o armik I Allahut!?Është e padyshimt se ai që ishte në trupin e të sëmuarit,ishte shejtani.Këto janë vetëm disa nga argumentet të cilat I kam paraqitur,andaj po ti refuzosh,atëher I ke refuzuar fjalët e komentatorëve të Kuranit.
Shpresoj se ke nxjerur ndonjë dobi prej kësaj.Po që se nuk je I kënaqur me këto komentimet e tyre ,atëher përpiqu që vetë t’ia sqarosh vetes ajetete lartëpërmendura.Kërkoj prej Allahut që të më forcoj mua juve dhe të gjithë muslimanët në rrugën e vërtet.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Disa keshilla lidhur me personin e semure të cilit i bëhet rukje(Sherim me Kuran)

Kurani eshte sherim per besimtaret. Allahu i Madheruar thote: “Thuaj: “Ai (Kurani) është udhërrëfyes dhe shërim për besimtarët”. Por ata që nuk besojnë, janë të shurdhër dhe të verbër, njësoj si të thirreshin prej vendeve të largëta.” [Fussilet, 44] Dhe thote: “Ne shpallim nga Kurani atë që është shërim dhe mëshirë përbesimtarët e që mohuesve keqbërës u shton vetëm humbje.” [El Isra, 82]. Allahu nuk ka zbritur nga qielli ndonje sherim me te dobishem, me gjitheperfshires, me madheshtor dhe me efektiv per heqjen e semundjes se sa Kurani, i cili eshte sherim per zemrat nga semundja e injorances, e dyshimit, e pasigurise, etj. Do te mjaftonte vetem surja “El Fatiha” per t’u kuruar me te nga çdo semundje e shpirtit dhe e trupit, nese njeriu do ta praktikonte ashtu si duhet kurimin me te. Si behet kjo? Dije se te gjitha ajetet qe lexohen per sherim, lutjet dhe rukjet e ndryshme qe kane ardhur ne Kuran dhe Sunet, jane te dobishme dhe sheruese ne vetvete, por megjithekete ato kerkojne pranim nga zemra dhe vendosmeri te forte nga i semuri.

Me fjale te tjera, njeriu duhet ta lidhe zemren e tij me Krijuesin e saj, t’i lutet vetem Atij qe ta sheroje ate, dhe te jete i bindur se sherimi eshte ne Dore te Allahut, dhe nga ilaçet me te mira per sherim eshte Libri i Allahut. Duke qene se zemra i nenshtrohet Allahut dhe e pranon kuren me Librin e Tij, dhe njeriu ka vendosmeri te forte ne kurimin me Librin e Allahut dhe me lutjet pejgamberike, atehere njeriu sherohet me sherim te plote nga Allahu i Madheruar, sepse ne kete rast ka ndodhur ajo qe ka thene Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem): “Për çdo semundje ka ilaç, dhe nese qellohet ilaçi i semundjes, njeriu sherohet me lejen e Allahut.” [Muslimi, 2204].

Muslimani duhet te lexoje sa me shume Kuran, ose te degjoje sa me shume Kuran nese nuk mund te lexoje, dhe te perpiqet sa me shume qe te mesoje te lexoje Kuranin arabisht, sepse keshtu ai ruan veten dhe shtepine tij nga çdo e keqe dhe e lidh ate me Allahun e Madheruar, dhe keshtu nuk mbet me vend per te keqen, as per stres e as per semundje, as per magji e as per xhin, por vetem per engjej e per hajer, e Allahu eshte Ai i cili e ka ne dore suksesin, prandaj lutjuni Allahut sa me shume.

Ketu do te gjeni nje varg recituesish te ajeteve Kuranore qe jane perdorur dhe perdoren nga dijetare e mjeke muslimane per kurimin e te semureve qe jane prekur nga magjia, syri i keq, dhe shpirtrat e keqinj (xhinet) ne pergjithesi, madje edhe per semundje te tjera te ndryshme, siç behet me recitimin e ketyre ajeteve mbi disa produkte natyrale qe jepen si ilaç. Nuk duhet te kete shtepi muslimani qe te mos degjohet Kuran çdo dite ne te, por ata qe kane shqetesime te ndryshme duhet te degjojne patjeter Kuran, dhe veçanerisht keto ajete qe perfshihen ne ate qe quhet “Rukje e ligjshme ne Islam”.

Categories

Archives