Friday, 20/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kurani dhe teoria e Ajshtajnit!

Kurani dhe teoria e Ajshtajnit!

kurani dhe shkenca

Kur’ani në dy vende tregon për shkurtimin e kohës, dhe atë:
“Atje ngjiten engjejt dhe Ruhi (Xhibrili) në një ditë që zgjate pesëdhjetë mijë vjet.” (El Mearixh: 4)

“Ai i kordinon të gjitha çështjet prej qielli deri në tokë, e pastaj të gjithë Atij do t’i shkojnë në ditën e cila sipas llogaritjes tuaj zgjat një mijë vjet.” (Es Sexhde: 5)

Pse është shkurtuar koha? Pse vlerësimi dallohet në shkurtimit të kohës dy ajetet e lartëpërmendura?
Në ajetin e parë kur’anor dita përmendet se është e gjatë pesëdhjetë mijë vjet, ndërsa në ajetin e dytë një mijë vjet; dhe pse Kur’ani në dy ajetet e lartëpërmendura e potencon “lëvizjen”, gjegjësisht të “ngjiturit”?
Përgjigje më të mirë në këtë pyetje, në frymën e komentimit shkencor të Kur’anit, do të na i japi drejtori i katedrës së Shkencave Natyrore pranë Fakultetit të Femrave të Universitetit “Ein Shems” në Kajro, Dr. Mensur Muhammed Hasib En-Nebijj. Dr. Mensuri thotë: “All- llahu më së miri e di se përgjigje të drejtpërdrejtë dhe bindëse në lidhje me këtë çështje, përkatësisht problematikë, duhet kërkuar në parimet themelore të “teorisë së relativitetit” të Ajnshtajnit, dhe atëherë do ta kuptojmë elokuencën shkencore të Kur’anit, ku do të vërejmë se gjendemi para përsosshmërisë së madhe… me të cilën polemizojnë ata individë që veten e konsiderojnë të “mëdhenj”, e që në të vërtetë s’janë asgjë tjetër përveçse kokëfortë, të pandjeshëm, të verbër dhe të pavetëdijshëm”.
Dr. Mensuri vazhdon më tej: “Ajnshtajni e anuloi hapësirën dhe kohën në “teorinë e tij të njohur të relativitetit”, në vitin 1905 kur tha: “Nuk mundemi të bëjmë fjalë për kohën, e ta lëmë pas dore hapësirën, e as që mundemi të bëjmë fjalë për hapësirën, e të mos e marim në konsiderim kohën. Duke marë parasysh se gjithçka lëviz, ndërsa ajo gjithçka duhet ta ketë kohën e vet… e, meqë gjithçka lëviz shpejt, koha e tij e lëvizjes do të pakësohet në raport me kohën e lëvizjeve tjera dhe do të jetë më e ngadalshme se sa e tyre”.
Këtë shkurtim të kohës ne nuk e kuptojmë… Shtrohet pyetja: Pse? Sepse lëvizja jonë në tokë është e pamjaftueshme në raport me shpejtësinë lëvizëse, shpejtësia e së cilës është 300.000 kilometra në sekondë, përkatësisht 186.000 milje në sekondë, që njëherit është edhe absolutisht shpejtësia më e madhe. Sa për ilustrim, korpuskulat (trupthat) atomike lindin dhe zhduken, dhe pas një kohe të caktuar “jeta” u zgjatet, duke marë parasysh shkurtimin e kohës, kuptohet nëse lëvizin me shpejtësinë e dritës…
Për shembull, ta paramendojmë një raketë e cila lëviz me shpejtësi 10 nga shpejtësia e dritës në drejtim të planetit i cili është larg nesh 20 vite të dritës, d.m.th. në largësi prej 120 miliard miljash, dhe nëse kjo raketë arrin të kalojë një distancë kohore prej 25 vjetësh sipas kalendarit tonë të të llogariturit, atëherë kjo e njëjta kohë shkurtohet në 15 vjet në raport me kosmonautët që gjenden brenda në raketë!!!
Kjo është gjithnjë sipas “teorisë së relativitetit” të Ajnshtajnit, që do të thotë se prindërit (etërit) që gjenden brenda në raketë mund të paramendojmë se pas kthimit nga udhëtimi astronautik janë bërë më të rinj me vjet se sa fëmijët e tyre të cilët i kanë lënë në tokë, ngase 30 vjetët e zgjatjes së udhëtimit të tyre të nisjes dhe kthimit nga hapësira i përgjigjen kohës prej 50 vitesh të jetuara në tokë…
Sipas kësaj “teorie”, rruga e cila zgjat me mijëra vite sipas llogaritjes tokësore të kohës, mundet të zgjasw vetëm një ditë në raport me ekuipazhin në raketë, kuptohet nëse shpejtësia e lëvizjes i afrohet shpejtësisë së dritës.
Me të drejtë shtrohet pyetja: Vallë si mund ta kuptojmë shkurtimin e këtillë të kohës në raport me ata anëtarë të ekuipazhit të cilët udhëtojnë me shpejtësi të jashtëzakonshme? A mund të besojmë se mund t’i vizitojmë edhe pikat e fundit dhe më të largëta të kozmosit dhe të kthehemi në sipërfaqen e tokës para se të përfundojë jeta jonë? Si dhe, se kur do të kthehemi do ta gjejmë gjeneratën e dytë dhe ndryshime të shumta në tokë, ndryshime këto që na e bëjnë me dije dhe na tregojnë se kanë kaluar mijëra vjet në raport me banorët e tokës që nuk kanë udhëtuar…?
Pasi që Krijuesi, sipas Cilësive të Veta, dallohet nga krijesat e Tij, Ai është i Vetmi që nuk ka kufij, Ai është i Vetmi që është mbi hapësirën dhe kohën, siç na rrëfen ajeti kur’anor vijues:
“Ai është i pari dhe i fundit; I Dukshmi dhe i padukshmi. Ai është i Gjithdijshëm për çdo send!” (El Hadid: 3)

Një shkrim tjetër i dobishëm  Kaptina En Nas-Kaptina e cila largon dëshpërimin, pikëllimin dhe vesveset (video)

dhe “…e Tij është ç’ka ka në qiej dhe ç’ka ka në tokë…” (El Bekare: 255)
“Sipas kësaj”, “All-llahu i Madhërishëm është Krijuesi i përhershëm. Ekzistenca e krijesave është e kufizuar me kohën, ndërsa ekzistimi i Krijuesit është i përhershëm për çdo kohë. Ai nuk ka të kaluar, të sotshme dhe të ardhme. Ai, i Madhëruar qoftë, është përherë i Përhershmi…
All-llahu i Madhërishëm krijesave të veta ua ka dhënë kohën, kurse Ai Vetë është mbi rrjedhat e kohës. Gjithçka që Atij i është e njohur, veçmë ka ndodhur. Argument për këtë është: All-llahu i Madhërishëm i përshkruan ngjarjet e Ditës së Gjykimit me foljen e kohës së kaluar, edhe pse ajo (Dita e Gjykimit) ka të bëjë me të ardhmen…
“Erdhi (është afruar) caktimi i All-llahut (kijameti), pra mos kërkoni ngutjen (ardhjen para kohës) e tij!…” (En Nahl: 1)

“… dhe do t’i fryhet (vërejtje: folja në perfekt) surit dhe të gjithë do t’i tubojmë.” (vërejtje: folja gjithashtu në perfekt) (El Kehf: 99)

All-llahu i Madhërishëm nuk është i kufizuar me kohën dhe hapësirën. Ai është prezent (gjendet) në tokë me diturinë e Tij dhe qiej. Musa [alejhisselam] bisedoi me All-llahun e Madhërishëm në tokë (kodrinën Turi-Sina), ndërsa vulës së Pejgamberëve, Muhammedit [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem], në natën e Israsë dhe Miraxhit, ia zbuloi dhe tregoi shenjat e Tij më të mëdhaja në Mbretërinë Qiellore (Fronin e Tij, Arshin), ku koha dhe hapësira gjithashtu ishin të anuluara”.”All-llahu i Madhërishëm deri diku edhe neve na ka dhënë aftësi që të lirohemi nga nocionet kohë dhe hapësirë, me anë të imagjinatës, ëndërrave etj. Me anë të imagjinatës, imagjinon vitet e shkuara sikur të mos kishin kaluar fare. Kurse nëpërmjet ëndrrave thyhet bariera e kohës dhe hapësirës, ngase kjo forcë, thyerja e nocionit kohë dhe hapësirë, është shenjë e shpirtit të njeriut dhe dëshmi se shpirti është i pavdekshëm, i përjetshëm. E njëjta gjë ndodh edhe me vetë shpirtin i cili del e largohet nga gjymtyrët e trupit, dhe pa marë parasysh kohën dhe hapësirën, me anë të shpejtësisë së vet, shpejtësi kjo që vetëm All-llahu i Madhërishëm e din, mbërrin në botën tjetër – ahiret”.

Shkeputur nga libri “Sekretet e qiellit ne Kuran”

Tags:

Categories

Archives