Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Kurani dhe shkenca.Shembulli i Kuranit lidhur me malet.


Kurani dhe shkenca.Shembulli i Kuranit lidhur me malet.


Shkenca bashkëkohore ka konstatuar se rrënjët e forta të maleve të zhytura në materien e shtresës nën koren e Tokës lëkunden sikurse anijet, gjegjësisht notojnë në atë masë elastike ngjashëm sikurse anijet që lundrojnë në dete. Kjo na ndihmon që ta kuptojmë më mirë tekstin e Kuranit:“kurse malet i bëri të patundshme… ” (En-Naziat, 32)

malet ne Kuran

Prej ajetit të lartpërmendur kuptojmë:
1. Funksioni i maleve në mbajtjen e stabilitetit të Tokës është i ngjashëm me atë që e kanë kunjat për ta mbajtur stabile tendën.
2. Ekzistojnë male që ngrihen prej sipërfaqes së Tokës të cilat nuk burojnë prej brendisë së saj.
Kurani e ka konstatuar atë të cilën shkenca bashkëkohore lidhur me natyrën e maleve dhe me funksionin e tyre e ka zbuluar më vitin 1962. Bëhet fjalë për rrënjët tashmë të përmendura të maleve që shtrihen nën koren e Tokës. Është vërtetuar se trashësia mesatare e kores së Tokës nën oqeane arrin rreth 5 km, derisa trashësia e saj mesatare nën male arrij rreth 35 km dhe e ka formën dhe funksionin e kunjave.
Malet kështu i mbajnë kontinentet me atë se janë të ngulitura në masën elastike që gjendet nën koren e fortë të Tokës. Sikur malet mos t’i kishin këto rrënjë, korja e cila e mbulon masën elastike shkëmbore të brendisë (sima) do të zbutej e cila plotësisht do ta rrezikonte baraspeshën dhe stabilitetin mbi Tokë. Pra, sikur malet mos të ishin zhytur në këtë shtresë elastike (sima), ato do të lëviznin rrej vendeve të tyre bashkë me tokën, ndërsa sikur kontinentet të lëviznin dhe të notonin, edhe Toka do të lëkundej dhe do të dridhej nën këmbët tona…

Sërish vijmë te paralelja ndërmjet maleve dhe kunjave të tendës, sepse ato në mënyrë të ngjashme dalin mbi sipërfaqen e Tokës. Kunjat dallojnë ndërmjet tyre për nga lartësia dhe shkalla e pjerrtësisë; sikurse malet, ato janë të ndryshme varësisht nga shkalla e fortësisë së tyre, nga forma e tyre, nga thellësia e zhytjes së rrënjëve si dhe nga konfiguracioni i tokës. Para se të futen në tokë kunjat, e cila gjë është shumë e rëndësishme, duhet të përpunohen dhe të formësohen. Ngjashëm është edhe me malet, sepse edhe ato në fillim nën ndikimin e faktorëve të erozionit janë formësuar, pastaj forcat e presionit të shkaktuara me ndeshjen e kontinenteve i kanë nxjerrë përjashta. Kunjat nuk zhyten vetë në tokë, por duhet të ekzistojë forcë që do t’i përforcojë ato.
Mirëpo malet që janë formuar vetëm mbi sipërfaqen e Tokës, ato janë sedimentuese, ndërsa përbërja e tyre është formuar me anë të erozionit të majave të zjarrta të vjetra, të cilat në formën e shtresave janë formuar në skajet e deteve të lashtë.
Varësisht prej përbërjes gjeologjike, malet mund të jenë të ndryshme: malet e zjarrta për shembull janë formuar prej granitit, bazaltit, mermerit etj. Disa prej tyre kanë kratere vullkanike dhe i nënshtrohen presionit dhe temperaturës së vullkanit. Këto njëherësh janë malet e para të formuara në fillim të krijimit të Tokës.
Lloji i dytë janë ato që janë formuar prej shkëmbinjve dhe prej shtresave sedimentare nën veprimin e erozionit në llojin e parë të maleve, ndërsa shkëmbinjtë e tyre janë prej gjipsit, gëlqeres etj. Ato duke iu nënshtruar erës dhe shiut, janë mbuluar me rërë, me pluhur dhe me dhe.
Lloji i tretë janë malet, shkëmbinjtë e të cilëve nën ndikimin e presionit dhe nxehtësisë janë krijuar prej llojit të parë.

“Ai ka vendosur male të palëvizshme në Tokë, që ajo të mos tundet bashkë me ju, dhe ka krijuar lumenj e rrugë për të arritur aty ku synoni.” (En-Nahl, 15)

“Ne vendosëm nëpër Tokë male të patundura, që ajo të mos lëkundet bashkë me njerëzit dhe bëmë lugina dhe rrugë për të udhëtuar në to.”(El-Enbija, 31)

“Ai i ka krijuar qiejt pa shtylla të dukshme, ka vënë male të palëvizshme në Tokë, që ju të mos lëkundeni dhe ka shpërndarë në të gjithfarë gjallesash. Ne e zbresim ujin nga qielli dhe, nëpërmjet tij, kemi bërë të mbijë çdo lloj (bime) i mirë.” (Lukman, 10)

Një shkrim tjetër i dobishëm  A e di se nga ç’farë përbëhet celulari yt ?

“Është Ai që e ka shtrirë tokën, duke krijuar në të male dhe lumenj. Dhe për çdo lloj fruti, Ai ka krijuar nga një çift. Ai ka bërë që nata ta mbulojë ditën. Me të vërtetë, në këto ka shenja për njerëzit që mendojnë.” (Er-Rad 3)

“A ka më të mirë se Ai që e ka bërë Tokën të qëndrueshme, ka bërë në të lumenj, ka ngritur në të male dhe kabërë midis dy deteve pengesë të padukshme?! Vallë, a ka krahas Allahut, zot tjetër?! Jo, por shumica e tyre janë të paditur.” (En-Neml, 61)

“Ai krijoi në Tokë male të palëvizshme që ngrihen lart, e bekoi atë dhe përcaktoi në të furnizimin (për banorët) e saj me masë për katër ditë; ky është shpjegimi për të gjithë ata që pyesin.” (Fusilet, 10)

“A nuk kemi vënë në të male të larta e të patundshme? A nuk ju kemi dhënë të pini me bollëk ujë të ëmbël?”
( Murselat,27)

“Ndërsa Tokën e kemi shtruar dhe në të kemi shpërndarë male të palëvizshme dhe kemi bërë, që nga ajo, të mbijnë gjithfarëlloj bimësh të bukura.” (Kaf 7)

“A nuk jua kemi bërë Tokën si shtrat e malet si shtylla?! Ne ju kemi krijuar në çifte dhe gjumin jua kemi bërë për prehje. Natën jua kemi bërë mbulesë, ndërsa ditën e kemi caktuar për të punuar. Mbi ju kemi ndërtuar shtatë qiej të fortë dhe kemi vënë kandil (diell) të shndritshëm!” (En- Nebe,6-13)

“Kur të të pyesin ty (o Muhamed) për malet, thuaj: “Ato do t’i bëjë hi e pluhur Zoti im, ndërsa toka do të bëhet fushë e shkretë, nuk do të shohësh në të as lugina, as brigje.(TaHa, 105-107)

“dhe, kur malet të thërrmohen si pluhur.” (Murselat, 10)

“kurse malet si leshi i shprishur.” (El-Karia, 5)

Duke i komentuar këto ajete, mufesirët klasikë kanë konsideruar se malet mbahen për toke, ndërsa kjo është shumë afër fakteve shkencore sepse më vonë është zbuluar se malet i kanë rrënjët e tyre nën Tokë. Mirëpo, edhe me ndihmën e aparateve më bashkëkohorë, shkenca ishte e pafuqishme që të depërtojë deri në thellësitë më të mëdha të vazhdimeve malore nën Tokë. Por, është llogaritur se ato janë dy ose tri herë më thellë sesa lartësia
e tyre në Tokë.
Mirëpo, çka është ajo që e bën që Toka bashkë me atë që gjendet në të, të lëvizë fort dhe në mënyrë të barabartë, përkundër dendësisë së ndryshme të maleve, deteve të trazuara, lumenjve, tërë kores së Tokës dhe materies së dendur (sima)?!
Përgjigjen në këtë pyetje mund ta gjejmë në ajetin që e përmendëm:

“Ti i shikon malet e mendon se janë të palëvizshme, por ato do të lëvizin si retë. E tillë është fuqia e Allahut, i Cili ka përsosur çdo gjë. Ai di mirë çdo gjë që bëni ju.” (En-Neml,88)

Në fjalët e Allahut të Lartësuar: “E tillë është fuqia e Allahut, i Cili ka përsosur çdo gjë…” e gjejmë atë që në shkencën bashkëkohore quhet baraspeshë (isostasy), sepse Toka e ka baraspeshën e vet sipas lartësisë dhe thellësisë së pjesëve të saj të ndryshme, kështu që materia me peshë më të vogël është ngritur mbi Tokë derisa pjesa më e rëndë është një humnerë e gjerë ngjashëm me detet dhe oqeanet.
Duke i studiuar 246 male, shkencëtarët kanë ardhur deri te njohuria se disa prej tyre gjeografikisht janë jo si zakonisht të shpërndara, kështu që gjenden për nga gjatësia dy rrathë në formë të bylyzykëve, me zbrazëtira plasa) mbi të cilat gjendet masa e ajrit që zbret poshtë dhe që ndihmon me rastin e rrotullimit të Tokës.

SHKEPUTUR NGA LIBRI “KURANI DHE PLANETI TOKË”

image_pdf
Tags:

Categories

Archives