Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Kurani dhe shërimi


Kurani dhe shërimi


Kurani dhe sherimi

Kur’ani është shërim dhe mëshirë për të gjithë ata qe zemrat e tyre i kanë të përziera me ëmbëlsirën e imanit, zemra të cilat linden për të pranuar në to qetësinë dhe sigurinë e plotë.
Kur’ani është shërim nga vesveset, shqetësimet dhe hutimet e ndryshme. Është libër i cili i lidhë zemrat e besimtarëve me Krijuesin e tyre, Allahun subhanehu ve teala, lidhje përmes së cilës zemrat arrijnë qetësinë e plotë . Ato mbrohen, janë të sigurta dhe shijojnë mirësitë e kënaqësisë së Allahut azze ve xhel-le.

Shqetësimet dhe dyshimet janë sëmundje me pasoja të rënda. Çelësi i shërimit të tyre është Kur’ani. Në të ka shërim për dyshimin, shqetësimin, ndyrësinë, dobësinë, xhelozinë etj.
Meditimi dhe të menduarit në objektivat të cilat i bartin në vetvetat e tyre Kur’ani dhe Sunneti i japin një pastërti shpirtit njerëzor. Kjo për faktin se meditimi dhe të menduarit thellë në Kur’an dhe Sunnet bëjnë që zemrat të pastrohen nga sëmundjet e ndyta të cilat i orientojnë ato drejtë vdekjes.

Pastërtia e shpirtit që buron nga Kur’ani dhe Sunneti bën që besimtarin ta udhëheq besimi i fuqishëm si ndriçues i rrugës së tij në këtë botë dhe botën e ardhme. Kjo formë e të kuptuarit dhe të perceptuarit e drejtë të Kur’anit dhe Sunnetit është manifestuar tek shokët e Pejgamberit a.s.

Ibën Kethiri rahimehullah thotë: Transmetohet nga Abdullah ibni Mes’udi i cili ka thënë: Kur ndonjëri nga ne mësonte dhjetë ajete të Kur’anit nuk i kalonte ato përderisa nuk mësonte domethënien e tyre të plotë dhe të punonte me to.
Gjithashtu, Ibën Kethiri thotë: Ka thënë Ebu Abdurrahman Essulemi se na kanë thënë ata të cilët na e kanë mësuar Kur’anin se ata kanë kërkuar nga Pejgamberi a.s. që t’ua mësonte Kur’anin. E, kur i mësonin dhjetë ajete, punonin me to, kështu që kanë mësuar Kur’anin dhe jetësimin e tij në të njëjtën kohë. (Ibën Kethiri në komentimin e kuranit-1/4) .

Ebu Hurejra, Allahu qoftë i kënaqur me të, ka thënë: Vërtetë shtëpia në të cilën lexohet Kur’ani është e rehatshme për banuesit e saj. Në të prezantojnë melaiket, e braktisin atë shejtanët dhe rriten të mirat . Ndërsa, në atë shtëpi ku nuk lexohet Kur’ani, plogështia dhe mosvullneti për të qëndruar në të janë të dukshme tek banuesit e saj. Ajo braktiset nga ana e melaikeve, pakësohen të mirat dhe shëndrrohet në vendstrehim për shejtanët. (Transmeton Daremiu ne sunetin e tij).

Muslimani beson fuqishëm se Kur’ani është shërues, me lejen e Allahut, i të gjitha sëmundjeve organike, psikike dhe sëmundjeve të cilat i godasin njerëzit nga epilepsia, magjia, syri i keq, xhelozia e të ngjashme. Gjithashtu, besimi i thellë në atë se shërimi Kur’anor është një e vërtetë faktike, sepse qëndron mbi argumentet e prera të cilat burojnë nga Kur’ani dhe Sunneti. Nga kjo kuptojmë se komentimi i Kur’anit vetëm si shërues i zemrave është komentim i mangët. Kjo për arsye se Kur’ani është shërues i zemrës, mendjes dhe trupit në tërësi.

Dijetari i njohur Sulejman ibnu Nasir El-Ulvani thotë:
Thotë Allahu i Madhërishëm në Kur’anin famëlartë:? ???? ?? ?????? ?? ?? ???? ? ???? ???????? Dhe Ne kemi zbritur nga Kur’ani atë që është shërim e mëshirë për ata që besojnë (në Islam dhe punojnë sipas tij). El Isra-82 që d.m.th. fjala ?? [min] është sqaruese, shpjeguese i asaj se i tërë Kur’ani është shërues nga çdo sëmundje. Kush i beson ato, i lejon ato qe Allahu i ka lejuar, i ndalon ato, dhe vetë personalisht largohet, nga ato qe Allahu i ka ndaluar dhe nuk dyshon në qëllimin dhe dëshirën e Allahut, do të përfitojë nga Kur’ani shumë dobi. Allahu i shëron ata nga sëmundjet.

Dijetari Abdul Muhsin Elubejkan në lidhje me këtë thotë se njerëzit në kohën tonë kanë nevojë të madhe për shërimin Kur’anor. Ky dijetar mbështetet në argumentet e përhapjes së sëmundjeve, para të cilave mjekësia bashkëkohore ka mbetur pa koment , siç janë: magjia, syri i keq dhe depërtimi i exhinit në trupin e njeriut.

Ndërsa profesor Sejjid Kutub ka thënë: Kur të bëhet Kur’ani ndriçues i zemrës, drite për gjoksin, largim i pikëllimit dhe mërzisë, atëherë ai merr pozicionin e mjekimit, i cili shkul sëmundjen dhe e kthen trupin në gjendjen e mirë shëndetësore pas sëmundjes.

Profesori Ahmed Subahë thotë: Kur’ani është shërues i plotë nga të gjitha sëmundjet organike, psikike dhe shpirtërore dhe se Sunneti i Muhamedit a.s., i bazuar në Kur’an, na i shpjegon mënyrat e shërimit me të.

Është obligim i çdo muslimani qe inspirues në fenë e tij të jetë Kur’ani dhe Sunneti. Me këtë arrihet edhe shërimi. Atë nuk mund ta arrij askush përveç të sinqertëve, të cilët mjekohen me Kur’an dhe Sunnet duke i pranuar ato me vërtetësi dhe besim të paluhatshëm.

Dije o i nevojshëm për shërimin e pastër islam, se sëmundjet, sado qe të jenë të rënda, nuk kanë mundësi t’i rezistojnë fjalës së All-llahut, Zotit të tokës dhe qiejve dhe Krijuesit të çdo gjëje.

Nuk ka sëmundje përveç se në Kur’an dhe Sunnet do të gjesh rrugët të cilat të çojnë drejt shërimit. E ne na takon ta meditojmë Kur’anin dhe atë me çka ka ardhur Muhamedi alejhi selam. All-llahu është Një, Ai është Shërues dhe nuk ka shërim përveç shërimit të All-llahut.
Dijetari Muhamed El-Humejjis, profesor në Universitetin Imam Muhamed bin Suud.
Elislamijje – Fakulteti i Usuli dinit, sektori i akides dhe fraksioneve bashkëkohore, në parathënien e tij të librit Si ta shërosh të sëmurin tënd me shërimin e ligjshëm, ndër të tjera thotë: Shërimi kur’anor është shumë i nevojshëm , veçanërisht për kohën në të cilën jetojmë, kur sëmundje të shumta janë përhapur në një masë të madhe në mesin e njerëzve si pasojë e moskujdesit ndaj ligjit të All-llahut dhe përmendjes së Tij, ku shumica as që kthehet drejt shërimit të pastër islam por mjaftohen vetëm me barëra mjekësore. E kush prej tyre i mohon tërësisht sëmundjet e magjisë, syrit të keq etj., kur dihet mirë se mjekësia ka dështuar në shërimin e këtyre sëmundjeve ?

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  Lutjet e shërimit
Tags:

Categories

Archives