Monday, 23/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Kurani dhe origjina e universit


Kurani dhe origjina e universit


universKozmologjia moderne tregon qartë se në një kohë të caktuar i gjithë Universi nuk ishte gjë tjetër, veçse një re e dendur dhe e nxehtë “tymi”. Ky është një nga principet bazë e të pakundërshtueshme të Kozmologjisë Standarde Moderne. Shkencëtarët tani mund të vëzhgojnë yje të reja duke u formuar prej mbetjes së këtij “tymi”

Nebula Laguna është një re e gazit dhe pluhurit rreth 60 vite drite në diametër. Është ngacmuar nga rrezatimi ultraviolet i yjeve të nxehtë që janë formuar rishtas brenda korpusit të saj. Të gjithë yjet vezullues që ne shikojmë natën kanë qenë, ashtu si gjithë Universi, pjesë e “tymit”.

Zoti thotë në Kuran: “Pastaj Ai iu kthye qiellit, i cili ishte tym…” (Kuran, 41:11)

Për shkak se toka dhe qielli janë formuar nga i njëjti “tym”, ne arrijmë në përfundimin se ata ishin një, më pas ato u formuan dhe u ndanë.

Zoti thotë: “A nuk e dinë ata që nuk besojnë se qielli dhe toka ishin një e pastaj Ne i ndamë ato… ?” (Kuran, 21:30)

Dr. Alfred Kroner, një nga gjeologët më të shquar botërorë, profesor i Gjeologjisë dhe drejtor i Departamentit të Gjeologjisë në Institutin e Gjeoshkencave, Johannes Gutenberg University, Mainz, Gjermani, thotë:

“Duke menduar se nga erdhi Muhamedi… mendoj se është gati e pamundur që ai të ketë ditur për gjëra të tilla si origjina e përbashkët e Universit, sepse shkencëtarët e zbuluan këtë fakt vetëm vitet e fundit me metoda teknologjike mjaft të komplikuara e të avancuara, kjo është e gjithë çështja.”Gjithashtu ai ka thënë: “Dikush që nuk dinte ndonjë gjë rreth Fizikës Bërthamore katërmbëdhjetë shekuj më parë mendoj se nuk mund të ishte në gjendje të nxirrte nga mendja e tij, për shembull, se toka dhe qielli kanë të njëjtën origjinë.”

Një shkrim tjetër i dobishëm  Sëmundja e quajtur frikë

Shkeputur nga libri “Sekretet e qiellit ne Kuran”

image_pdf

Categories

Archives