Sunday, 23/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kurani dhe kozmosi.Shëtitje Kuranore nëpër kozmos!!!

Kurani dhe kozmosi.Shëtitje Kuranore nëpër kozmos!!!

Nuk mund ta anashkaloj këtë temë pët të cilën Kurani flet në mënyrë të gjerë për të. Për këtë, do ta paraqes në pika të shkurtra edhe pse ajo është shumë më e gjerë se ajo që është folur apo shkruar për të. Do t’i paraqes disa fakte shkencore astronomike dhe do t’i lidhi ato me ajetet e Kuranit, me qëllim që t’i njohim faktet në vijim që na mahnitin.

kozmosi

KRIJIMII KOZMOSIT

Dejvis në hyrje të librit të tij Bota e rastësive thotë:

“Zbulimet bashkëkohore shkencore lidhur me fillimin e kozmosit na detyrojnë që ta pranojmë idenë se rrugëtimi i kozmosit është në mënyrë shumë precize i rregulluar që të lenë gojëhapur…”

Stiven Hoking, trashëgues i Ainshtajnit thotë:

“Duhet ta pranojmë faktin se kozmosi para formimit të parë dhe Shpërthimit të Madh është krijuar prej asgjësë (hiçit)”

Astronomia bashkëkohore konsideron se kozmosi është formuar prej shpërthimit të parë. Ai zgjerohet dhe ftohet, pastaj do t’i ndodh fundi me shpërthim apo me tkurrje të cilit nuk mund t’i ikë. Të gjitha këto fakte Kurani i ka vërtetuar qysh para 1400 viteve.

Të mendojmë pak:

1 -Allahu i Lartësuar thotë:

“A nuk e dinë mohuesit se qiejt dhe Toka kanë qenë një e tërë? Pastaj Ne e ndamë dhe bëmë nga uji çdo gjë të gjallë! Akoma nuk besojnë?!”(El-Enbija,30)

Pasha Allahun e Lartësuar, çfarë lidhje kanë pasur kurejshët me krijimin e qiejve, Tokës si dhe të krijesave tjera? A janë marrë ata me këtë?

Në historinë e hebrenjve gjithashtu nuk përmendet se ata i kanë pyetur pejgamberët lidhur me këtë. Atëherë pse këto ajete janë shpallur dhe kujt i janë drejtuar?

Ato kanë intencë futuriste; me to aludohet te një lloj i mosbesimtarëve, gjegjësisht i heretikëve të kohës tonë; hebrenjve apo bashkëhebrenjtë e kësaj kohe.

Dy teoritë më të mëdha të cilat në kohën e sotme kanë kontribuar në themelimin e shkollës së ateizmit janë teoria e Shpërthimit të Madh e cila ishte përqendruar në formimin e kozmosit dhe teoria e evolucionit që ka të bëjë me krijimin e krijesave të gjalla, pra edhe të njeriut.

Edhe pse e dyta është hedhur poshtë shkencërisht, ndërsa e para i ka përjetuar disa modifikime të caktuara, ato e kanë përjashtuar rolin e Krijuesit duke mësuar se rasti lidhet me rastësinë inteligjente apo është në pyetje koha dhe arsyetime të këtilla qesharake.

Këto teori kanë kontribuar në paraqitjen e drejtimit shekullar i cili nën moton Besoj në atë që e shoh e mohojnë rolin e Krijuesit.

Përgjigjja e Kuranit ishte shumë koncize: Qiejt dhe Toka ishin një tërësi të cilët më pastaj u ndanë dhe këtu shihet fillimi i kozmosit,’ndërsa uji është baza e jetës. Vallë, a në këtë nuk besojnë ateistët?Pra, Allahu i Lartësuar na ka lajmëruar se qiejt dhe Toka ishin një tërësi, pastaj janë ndarë me qëllim që me copëtim të formohen trupat tjerë kozmikë.

Abdullah el-Ebahi në librin e tij “Drejtimi shpirtëror” (El-Medhhebu er-ruhani) thotë: Shkencëtarët pajtohen se Toka është formuar sikurse edhe trupat tjerë duke u ndarë prej ekuatorit të Diellit. Pas kësaj, materia e saj është dendësuar kështu si një top i zjarrtë është rrotulluar rreth boshtit të vet dhe rreth Diellit. Në fillim, Toka ishte një masë e zjarrtë dhe sipërfaqja e tij iu kishte nënshtruar ftohjes ngjashëm sikurse çdo materie e zjarrtë, derisa në të njëjtën kohë ishte ngurtësuar ngadalë si një gacë e zjarrtë kur i nënshtrohet atmosferës, ashtu që pjesa e tij e jashtme ishte ftohur, ndërsa bërthama kishte mbetur e zjarrtë. Ajri nën ndikimin e nxehtësisë ishte dendësuar, ndërsa uji përplot me avull ishte përzier me ajër ngjashëm sikurse çdo materie që i nënshtrohet avullimit, si mineralet,squfuri, karboni dhe gjërat e ngjashme. Atmosfera atë botë ishte shumë e dendur, ashtu që drita e diellit nuk ishte në gjendje që të depërtojë nëpër të.

Kurani ejubi alejhi selam

Dijetarët, historinë e formimit të Tokës e ndajnë në gjashtë periudha të njohura si periudha gjeologjike. Periudha e parë është ajo fillestare, pastaj kalimtare, pastaj periudha e dytë, e treta, pastaj koha e të reshurave (e vërshimës) dhe në fund koha e tanishme apo koha pas vërshimës.

Periudha e parë fillon prej se është ftohur Toka dhe prej se ka filluar që të mbulohet me kore të trashë si gur graniti. Nuk ekzistojnë gjurmë se atë botë kanë ekzistuar bimët dhe kafshët, ndërsa nuk dihet saktë as se sa ka zgjatur kjo periudhë. Disa shkencëtarë pohojnë se në Tokë kanë kaluar rreth 300 milionë vjet prej se korja e Tokës në sipërfaqe ka filluar që të forcohet.

Në fillim të kohës kalimtare, korja e granitit e Tokës nuk e kishte arritur trashësinë e duhur e cila do ta mbronte prej dridhjeve, shkarjeve dhe tërmeteve.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Zemra jonë organ i jashtzakonshëm!

Periudhat kohore që kanë kaluar nëpër Tokë, pas vetes kanë lënë shtresa dhe kanë ndikuar shumë në ndryshimet e papritura në boshtin e Tokës dhe në pole. Pastaj erdhi deri te depërtimi i përgjithshëm i ujit në sipërfaqen e saj, që çoi deri te mbytja e shumë kafshëve, ndërsa ato që janë fshehur nëpër male dhe nëpër shpella, aty edhe kanë përfunduar. Nëpër shumë këto shkarje, shkencëtarët kanë zbuluar shumë mbetje skeletore të kafshëve të egra që kanë jetuar para kësaj katastrofe.

Në këtë kohë ka filluar ftohja e poleve, që tregon se në Tokë papritmas e jo gradualisht ka ardhur deri te dallimi i madh në temperaturë. Argument për këtë siç konsiderojnë gjeologët, është zbulimi i skeletit të mamutit me tërë trupin e tij i zbuluar në mes të akullnajave veriore. Në bazë të kësaj, ata kanë konstatuar se ftohja e papritur e kishte përfshirë dhe e kishte mbytur atë para se të arrijë që të largohet në pjesën tjetër të Tokës.

Pasi që ishin përmbushur kushtet për jetë në Tokë, filloi periudha e gjashtë e tanishme. Në këtë periudhë, korja e Tokës është stabilizuar, ajri është pastruar, rrezet e diellit kanë depërtuar, Toka është gjelbëruar, kafshët janë zbutur, ndërsa pas gjithë kësaj është paraqitur njeriu, edhe pse disa argumente gjeologjike tregojnë se jeta e njeriut në Tokë është zhvilluar para vërshimës së madhe.

2- Një prej emrave të bukur të Allahut është “El- Bari’” (Krijues prej asgjësë). Pasi që e kishte krijuar gjithësinë prej asgjësë, Ai kishte krijuar gjithçka që ekziston në këtë univers:

“Me të vërtetë, Allahu është Ai që farën dhe bërthamën e bën të mugullojë. Ai e nxjerr të gjallën prej të vdekurës dhe të vdekurën prej të gjallës. Ky është Allahu. Atëherë, përse i largoheni Atij? Ai bën të feksë drita e agimit. Ai e ka bërë natën për pushim, ndërsa Diellin dhe Hënën për të njehsuar kohën. Kjo është urdhëresa e Allahut, të Plotfuqishmitdhetë Gjithëdijshmit.” (El-En’am, 95-96)

“Thuaj: “Kërkoj mbështetje te Zoti i agimit.” (Felek, 1)

3- Kurani    para shkencës së sotme ka treguar se kozmosi zgjerohet dhe se do ta përjetojë fundin ashtu që do të eksplodojë ose do të tkurret, ndërsa pas kësaj do të formohet kozmos i ri. Në këtë shihet teza e krijimit të parë dhe të sërishëm të kozmosit.

“Atë Ditë, Ne do të palosim qiellin, ashtu siç paloset letra e Iibrit. Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do ta përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këtë metëvërtetë.”(El-Enbija, 104)

4-   Kurani    këtë fakt e ka konstatuar me fjalët:

“Ne e kemi ndërtuar qiellin me fuqinë Tonë dhe Ne e zgjerojmë atë.” (Edh-Dharijat,47)

Teoritë më të reja astronomike të prezantuara në vitet e nëntëdhjeta të shek. XX, tregojnë se kozmosi do të përfundojë me njërën prej këtyre mënyrave: “me eksplodim apo me tkurrje.”

Kurani tashmë ka treguar në këto fakte:

“Atë Ditë, Ne do të palosim qiellin, ashtu siç palosel letra e librit. Ashtu siç e filluam krijimin e parë, do la përsërisim atë. Ky është premtimi Ynë. Ne do ta bëjmë këte metëvërtetë.”(El-Enbija, 104)

5-  Moti kohë ka dominuar mendimi se kozmosi është pa kufi. Shkencëtarëve në shekujt e kaluar nuk u kishte rënë ndërmend se do ta dinë formën e kozmosit dhe dimensionet e tij, ndërsa shkencëtarët myslimanë nuk ishin mbështetur në Kuran me qëllim që prej tij t’i nxjerrin faktet që do të ndihmonin që të zbulohen kufijtë dhe forma e kozmosit. Allahu i Lartësuar në Kuran thotë:

“Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përveç Tij, të (Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithçkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi! Atij i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe gjithçka që gjendet në Tokë. Kush mund të ndërhyjë tek Ai për ndokënd pa lejen e Tij? Ai di çdo gjë që ka ndodhur përpara dhe çdo gjë që do të ndodhë pas njerëzve, kurse ata nuk mund të përvetësojnë asgjë nga Dituria e Tij, përveçse aq sa Ai dëshiron. Kursi-u i Tij shtrihet mbi qiejt dhe Tokën dhe Ai nuk e ka të rëndë t’i ruajë ato. Ai është i Larti, Madhështori!” (El-Bekare, 255)

Shtrirja e diçkaje që ekziston tregon në ekzistimin e dimensioneve, ndërsa dimensionet janë argument të kufizimit të diçkaje. Pra, Kurani ka treguar në faktin se kozmosi ka kufij, që do të thotë se ky nuk është përfundim i Ainshtajnit. Përveç kësaj, Allahu i Lartësuar e ka përshkruar Veten:

“Ai është zotërues i cilësive më të larta dhe Zoti i Fronit..” (Gafir, 15)

SHKEPUTUR NGA LIBRI “KURANI DHE KOZMOSI”

Tags:

Categories

Archives