Tuesday, 28/3/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kur thërret „Ora e organeve“ tuaja !?


Kur thërret „Ora e organeve“ tuaja !?


ora e organeve

Ora e organeve ekziston dhe praktikohet në Mjekësinë popullore kineze qysh para 3000 viteve. Ata kanë gjetur, analizuar dhe janë shëruar në bazë të këtyre të dhënave me shumë sukses. Kjo vërtetohet edhe ditëve të sotme kohë pas kohe: Organet e brendshme të trupit tonë nuk punojnë në çdo orë të ditës me të njëjtin intensitet.

Organet janë në disa orë të ditës më tepër aktive, kurse 12 orë më vonë arrijnë pikën e uljes së intensitetit të tyre, kur pushojnë duke kryer vetëm një funksion minimal nga ajo çka kanë kryer më parë. Nga këto të dhëna nga TCM -Tradionellen Chinesische Medizin ( Medicina Tradicionale Kineze ) është përpiluar e ashtuquajtura „Ora e organeve“ . Organet e ndryshëm nuk funksionojnë njëjtë në çdo kohë dhe me të njëjtën forcë. Kjo orë tregon se në cilën kohë të ditës dhe të natës cili organ ka funksionin e „lartë“ dhe të „ulët“.
Të gjithë organet e brendshme kanë gjatë ditës në orë të caktuara fazat kur janë shumë më tepër aktive se në orët tjera kur janë më pak aktivë.
Nëse parregullsitë dhe dhimbjet e trupit paraqiten në orë të njëjta të ditës, këtë mundeni me një vetëvëzhgim lehtë vetë të përcaktoni, kontrolloni dhe të siguroni se ku qëndron problemi dhe çka duhet të ndërmirni për të ndihmuar trupin. Por ju duhet që më parë të keni dituritë se ku saktësisht janë të dhënat për Orën e organeve sipas medicinës kineze. Mjekësia tradicionale e Kinës është një sistem mjekësor me stil të veçantë teorik, i formuar gradualisht gjatë një praktike të gjatë mjekësore dhe jetësore të kombit kinez, nëpërmjet grumbullimeve të pandërprera dhe përmirësimeve të herëpashershme të të dhënave dhe të arriturave.
Më poshtë keni një skemë të thjeshtë mbi 12 Meridianët.

*Si të ndihmoni dhe forconi

Pasi tani pak jemi pregatitur dhe kemi njëfarë pasqyre mbi këtë orë, më tej shtrohet pyetja se çka domethënë e gjitha kjo. Pas një analize të shkurtë për secilin do të jetë e qartë dhe shumë e thjeshtë. Pra nëse një organ është i dekompensuar / i lodhur ose është para sëmundjes lajmërohet gjithmonë në fazën kur është në aktivitetin e tij më të lartë; si p.sh. na zgjon prej gjumi, na bën të paharatshëm, ndjehemi jo mirë, ose kollitemi pa ndar dhe me simptoma të ndryshëm mundohet të na jep një sinjal: Më duhet ndihma!
Ose nëse pas ngrënies së darkës shpesh ka fryrje në bark dhe dhimbje të lukthit, kurse pas ngrënies së drekës ka qenë çdo gjë në rregull, duhet të hedhë një shikim në orën e organeve , dhe aty sheh se darkën e ka ngrënë brenda orës 19-21 kur lukthi ka fazën më të ulët të funksionit të tij. Pra nga kjo rrjedh se darka duhet të hahet në një kohë tjetër dhe jo në atë kohë si deri më tani.
Pra nëse të njëjtat simptome çdoherë në të njëjtën kohë ditën ose natën duhet të jemi të kujdesshëm dhe të dëgjojmë mirë se çka na thonë organet tona dhe të konsultohemi me „orën e organeve“. Ora na tregon se cilat organe sinjalizojnë për ndihmë. Në këtë mënyrë do të mundemi me mjete të natyrshme të ndihmojmë organet e dobësuara për forcimin e tyre dhe për preventivë / parandalimin e dobësisë së mëtutjeshme të organeve të qëlluara.
Një dobi tjetër e kësaj ore është që të marrim mjetet kuruese dhe medikamentoze në atë kohë kur organi përkatës më së miri përpunon këto. Nëse mirën kurat e mjekimit në ndonjë kohë të gabuar mundet që efekti i tyre të zbres në zero. Për atë edhe ekzistojnë shpesh thëniet e të sëmurëve që shpesh thonë:“ Barnat nuk më ndihmojnë aspak” ; pra janë të marrura në kohët jo të duhura.

*Veprimi i kësaj teorie:
Çdonjëra nga këto 12 meridianë ka brenda 24 orëve një renditje të caktuar ku brenda 2 orëve përçohet energji më itenzive se më pas.

Ora—–Organet

03-05 Mushkëria
05-07 Zorra e trashë
07-09 Lukthi
09-11 Pankreasi- Shpretka
11-13 Zemra
13-15 Zorra e hollë
15-17 Fshika urinare
17-19 Veshkat
19-21 Perikardi (Qarkullimi)
21-23 Ngrohja e trefishtë
23-01 Fshika e tëmthit
01-03 Mëlçia

**Sqarim: Medicina Kineze shton në orën e organeve edhe:
( Ngrohja e trefishtë ) dhe ( Perikard ).
Me “ngrohja e trefishtë” është për qëllim një qarkullim i funksioneve të tre zgavrave të barkut ( ndër kërthizë; në mes kërthizës dhe diafragmës; dhe pjesa mbi diafragmë ) ose edhe e njohur sikur “rruga e ushqimit”.
Kurse “ Perikardi ” rrethon dhe mbron zemrën.
Çka ngjanë gjatë kohës maximale të organeve tona, ku “dita e punës” fillon në ora 3 e mëngjesit:
Këtu keni edhe një tabelë ku janë të dhënat mbi Organet dhe kohët e funksionit maximal dhe funksionit minimale të tyre sie dhe kohën se kur është ajo kohë e duhur.

Organi Koha e funksionit maximal Koha e funksionit minimal
Mushkëritë 03-05 15-17
Zorra trashë 05-07 17-19
Lukthi 07-09 19-21
Shpretka-Pankreasi 09-11 21-23
Zemra 11-13 23-01
Zorra e hollë 13-15 01-03
Fshika urinare 15-17 03-05
Veshkat 17-19 05-07
Perikardi 19-21 07-09
Ngrohja e trefishtë 21-23 09-11
Fshika e tëmthit 23-01 11-13
Mëlçia 01-03 13-15

Sipas mësimeve klasike të medicinës kineze dhe akupunkturës Ora e organeve fillon nga ora 3 e mëngjesit ( Koha maximale e mushkërive ).
Tash natën energjia e regjeneruar ka arritur sipërfaqen.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Efektet e ujit ne trupin e njeriut

* Në vijim keni disa të dhëna mbi reaksionet në trupin e njeriut dhe oren e funksioneve te veqanta:

Ora 03-04 – Në këtë kohë tajohet Melatonina e cila është shumë me rëndësi për gjumë dhe fjetje të mirë.

Ora 04-05 – Rritja e tensionit të gjakut
Njerëzit me Insufizienc të zemrës zgjohen në këtë kohë; si shkak i ujit të tepërt në mushkëri. Nga kjo edhe nuk munden të mbushen me frymë.
Ndonjëherë ndjejnë edhe të ftohtë ( lidhja Mushkëri – Lëkurë).

Ora 05-06 – derdhje e lartë e testosteronit ( për atë shkak shumë burra janë në mëngjes më tepër aktiv )

Ora 06 – derdhet Kortisoli dhe në këtë mënyrë zgjon tërë trupin nga gjumi

Ora 07 – Zbrazja e zorrës së trashë ( kryhet nevoja e madhe )

Ora 07 – 09 – Tretja është në nivel të lartë
Ora 08 – ndjeshmëria e dhimbjeve është shumë e ulët
Ora 08 – Prodhimi i hormoneve është në rritje
Nga kjo vjen edhe shprehja „ Haje mëngjesin sikur një mbret; drekën sikur zotëri dhe darkën sikur lypës“.
Kurse pas 12 orëve më vonë (19.00-21.00) arrin lukthi fazën e saj të ulët. Gjatë natës ushqimi nuk tretet dhe në mëngjes nuk kemi oreks për ngrënie. Nga kjo rrjedh se ushqimi i ngrënë pas orës

19.00 duhet të jetë shumë i lehtë për tretje, nëse jo atëherë formohen kalbësira dhe lëndë djegëse. Posaçërisht duhet të mos hani ushqime të papërpunuara, pasi se gjatë natës prodhohen të ashtuquajturat alkoole të qimosura të cilat me anë të përdorimit të shpeshtë e dëmtojnë shumë mëlçinë.

Ora 09-10 – Trupi tash është shumë më rezistent, kjo është koha më e mirë për kryerje të operacioneve, vaksinimeve; rëntgen, etj. në këtë kohë plagët mbyllen më shpejt.
Ora 10 – Temperatura e trupit arrin maximumin e vet
Ora 10-11 – mësimi përmendësh ( posaçërisht mbamendja e shkurtë ) është shumë e lartë, kjo kohë është e mirë për provime.

Ora 11-13 – Zemra është më e ndjeshme për Infarkte, në këtë kohë duhet përmbajtur nga mbingarkimi fizik i trupit, stresi dhe operacionet e ndryshme.
Ora 12 – Lukthi prodhon sasi më të mëdha të thartirës (1.)
Ora 12 – Aftësia e koncentrimit zbret

Ora 13 – Niveli i ulët i lodhjes së mesditës, gjaku nevojitet për përpunimin e tretjes, kush merret tash me sport me anë të sportit normalizon tretjen.
Ora 13-14 – prodhohet thartira e tëmthit
Ora 13-14 – Trupi është tash shumë elastik
Ora 14 – Shtypja e gjakut dhe pasqyra e hormoneve është e ulët Ora 14-15 – Dhimbjet ndjehen shumë pak

Ora 15 – Niveli i ulët i lodhjes së mesditës kaloi, tash ndjehemi prapë me energji të plotë
Ora 15-16 – Mbamendja afatgjate është në fazën e lartë
Ora 16 – Shtypja e gjakut dhe qarkullimi arrijnë maximumin e dytë të tyre, Urinimi është tepër i lartë.

Ora 17 – Rritja e vitalitetit dhe metabolizmit
Ora 17-18 – Veshkat filtrojnë më përshpejtim
Ora 17-18 – Lukthi prodhon thartirë me tepricë ( 2.)
Cajrat natyral veprojnë tash shumë më tepër.

Ora 19 – Shtypja e gjakut dhe pulsi i zemrës janë në zbritje
Ora 20-21 – Antibiotikët dhe mjetet kundër alergjisë përpunohen dhe kanë efekt shumë më të mirë në këtë drejtim
Kjo është faza e relaximit dhe pushimit të organeve kryesore
Nëse ka çrregullime në këtë fazë, atëherë vjen deri te Depresioni

Ora 21 – Organet e tretjes kalojnë në fazën e relaximit- pushimit
Ora 22-23 – Sistemi imunitar është shumë aktiv
Regjenerimi i gjëndrave endokrine
Kohë e mirë për meditim
( Qendrat e gjëndrave janë më aktive ).

Ora 23 – Derdhja e Kortisolit ulet, trupi fillon të pushojë dhe të çlirohet
Ora 23-24 – Funksionet vitale sikur shtypja e gjakut, të rrahurit e zemrës dhe temperatura, ulen ngadalë, Metabolizmi është i ngadalësuar
Ora 24-01- Lëkura rigjenerohet ( ndarje e lartë e qelizave ),
ndjenja e frikës është më e lartë.
Koha për dhimbje dhe kolika të Tëmthit

Ora 01-02 – Energjia trupore dhe fizike është shumë e ulët
Ora 02-03 – Të ftohurit ndjehet më tepër
Ora 02-03 – Lëkura është e pandjeshme për dhimbje,
është fazë e lartë e detoksinimit të Mëlçisë ( largimit të helmit )
Të sëmurët me probleme të Mëlçisë / ose Migrenë ( shpesh janë si pasojë e Mëlçisë së dobët ), më shpesh zgjohen në këtë kohë.

Ndoshta këtu qëndron edhe ajo se myslimani duhet në orë të ndryshme të falë namazet e tij gjatë ditëve dhe gjatë vitit. Nëse gjithmonë falemi atëherë edhe çdoherë ne jemi duke e ngacmuar në çdo kohë Orën e organeve tona.Poashtu edhe falja e Jacisë është shumë shpesh në kohët e vonshme të natës; shikoni më lartë Ora 22-23.00 shkruan se është „Kohë e mirë për meditim“.
All-llahu alem…
Lus All-llahun azze ve xhel të na falë gabimet që kemi bërë gjatë shkrimit, përkthimit dhe përmbledhjes së këtij materiali. E gjitha është vetëm për hir Të Tij I Lartëmadhëruar qoftë Ai. Duke e falënderuar nga thellësia e zemrës nëse ia kemi qëlluar është dhuratë e Tij, e nëse kemi gabuar InshaAll-llah na falë se vetëm Ai është që falë gabimet…

Përktheu dhe përshtati: Suzana Hasani

Literatura e përdorur:
Handbuch Traditionelle Chinesische Medizin ( gjermanisht )
Hans U Hecker, Elmar Th Peuker, Angelika Steveling, Heidelore Klug
Dhe faqe të ndryshme të internetit mbi TCM/mjeksiaislame/

Categories

Archives