Monday, 11/12/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kur thërras ezanin kam një frikë

Kur thërras ezanin kam një frikë

ezani

Pyetja:

Selam alejkum! A-llahu ju shpërbleftë për punën që po bëni. Kam një pyetje. Kam një problem të them, ashtu si ta quaj, një brengë. Unë elhamdulilah në rrugë të Allahut jam, bëj namaz me rregull, lexoj Kuran e kështu me radhë…
Problemi është se kur bëj muezinin, faktikisht kur thërras ezanin kam një frikë, trembje ose turpërohem, e po dridhem vetëm se në fillim, pastaj jo. Para 2 vitesh duke thirrur ezanin, mbas “Hajalelsalah”, e kam humbur vetëdijen dhe kam rënë në tokë. Që prej atëherë po kam frikë. Ju lutem një këshillë.

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

Është vështirë të kuptohet se çfarë mund të jetë shkaku pse ju ndieni frikë gjatë këndimit të ezanit; është e mundur që ju të keni ndonjë cytje prej shejtanit, prandaj do t’ju kishim këshilluar që të takoheni me ndonjë hoxhë i cili bën rukje me Kuran dhe Sunet dhe t’ju lexoj Kuran. Kështu që nëse keni ndonjë problem që ka të bëjë me cytje, mund ta tejkaloni me lejen e Allahut të Lartmadhëruar. Por duhet të keni kujdes të mos i vizitoni pseudohoxhallarët dhe ata që pretendojnë se shërojnë, por në fakt bashkëpunojnë më shejtanët.

Gjithashtu problemi juaj mund të jetë edhe i natyrës psikike (se keni fituar frikë, ashtu si e përmendni edhe ju); kur e paskeni humbur vetëdijen në atë rast gjatë thirrjes së ezanit. Keni fituar një frikë që nga ajo kohë, prandaj çdo herë që tani e dëgjoni ezanin, në zemër ju futet një frikë, se mos vallë po përsëritet humbja e vetëdijes prapë. Allahu e di më së miri!
Alaudin Abazi

Tags:

Categories

Archives