Tuesday, 25/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kur te pish uje zem zemi beje kete lutje (apo beje lutjen qe ke nevoje me se shumti ne jete)



Kur te pish uje zem zemi beje kete lutje (apo beje lutjen qe ke nevoje me se shumti ne jete)

Ibn Abasin kur pinte ujë të zemzemit thoshte:O Zot t’lutem ty për dituri të dobishme, furnizim të gjer dhe shërim të cdo sëmundje.“Me të vërtetë uji zemzemiit është i bereqetshëm dhe shërim i çdo sëmundje”.Uji më i mirë në tokë është uji i zemzemit”

Uji i Zemzemit është një Shenjë nga shenjat e ALLAHUT Fuqiplot. Ky ujë vec është një nga shenjat e Fuqiplotit në këtë tokë. Fjalët e Resulullahut s.a.v.s. për këtë ujë janë të shumta, ne do ti përmendim disa nga ato fjalë që tregojnë vlerën e këtij uji dhe dobitë që ka me pirjen e tij dhe edukatën e pirjes së këtij uji. Pejgamberi a.s. e ka përshkruar ujin e zemzemit duke thënë:

“Me të vërtetë uji zemzemiit është i bereqetshëm dhe shërim i çdo sëmundje”. Transmetohet nga ibn Xhurejxh të ketë thënë kam dëgjuar se thuhet: “uji më i mirë në tokë është uji i zemzemit”.





Transmetohet nga Xhabir bin Abdullah të ketë thënë: “Uji I zemzemit është për qka te pini” dhe ka shtuar Darekatni “nëse pin prej tij për t’u shëruar me të, ka për të shëruar Allahu, nëse pin për t’u ngopur, do ngopesh me të dhe nëse pin për largimin e etjes, ka për ta larguar Allahu, dhe ajo është goditja e Xhibrilit në tokë me të cilen Allahu ia ka shuar etjen Ismailit.