Friday, 19/1/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kur të lutesh mos u nxito!

Kur të lutesh mos u nxito!

Thotë Profeti – lavdërimi dhe paqja e Allahut qofshin mbi të: “Vazhdon të marrë përgjigje robi për lutjet e tij, për sa kohë që nuk lutet për diçka që është gjynah apo ndërprerje të lidhjeve farefisnore dhe për sa kohë që nuk nxitohet – i thanë: E çfarë është nxitimi? – tha: Thotë (njeriu) : ‘U luta dhe u luta e nuk po e shikoj përgjigjen, atëherë e ndërpret lutjen”Transmeton Muslimi

Ka thënë Ibnul Kajjim – rahimehullah:

“Kush lutet e i vonohet përgjigja dhe ai e braktis duanë është si ai që e mbjellë farën, e ujit dhe e kujdeset për të, e kur i afrohet koha e vjeljes, e braktis.”

Ka thënë Daudij: Frikësohet për atë që kundërshton dhe thotë: ‘U luta dhe nuk mora përgjigje’ se do t’i privohet përgjigja, apo ato që zenë vendin e saj që janë: rezervimi i shpërblimit të sevapit të saj (Ditën e Gjykimit) dhe faljes së gjynaheve’

Në fillim të temës erdhën hadithet që tregojnë se duaja e besimtarit nuk refuzohet, dhe se atij ose do t’i shpejtohet përgjigja, ose do t’i zmbrapset një e keqe si ajo, ose do t’i rezervohet Ditën e Gjykimit diçka më e mirë nga ajo që u lut.

Ka thënë Ibnul Xheuzij: ‘Dije se duaja e besimtarit nuk kthehet mbrapsht (pa gjë). Veçse mund të jetë më e dobishme për të (ndonjëherë) vonesa e përgjigjes, ose kompensimi me diçka që është më e dobishme për të në të ardhmen e tij, të afërt apo të largët. Prandaj duhet që muslimani të mos e lerë kërkimin prej Zotit të tij sepse ai është në adhurim gjatë momentit të lutjes, ashtu siç është në adhurim kur ia dorëzon çështjen e tij Allahut.’

Dhe prej edukatave të përgjithshme të duasë janë: Zgjedhja e kohëve të vlefshme siç është koha kur je në sexhdeh, pas ezanit. Ta paraprijë atë me abdes, namaz, drejtim nga kiblja, ngritja e duarve, pendimi para saj dhe pranimi i gjynahut, sinqeriteti, hapja e saj me falënderim dhe madhërim të Allahut e me salavate mbi Profetin – sal lall llahu alejhi ue sel lem. Të lutet me emrat e bukur të Allahur…”

Edhe pse besimtari duhet të dijë se lutja bëhet në çdo kohë, në çdo lloj gjendjeje, dhe në çdo vend, përveç vendeve të pista, por edhe aty mund të lutet nëse është në rrethana të jashtëzakonshme.

Umeri – radijallahu anhu – thoshte: “Unë nuk brengosem për përgjigjen e duasë, unë brengosem për duanë” Kjo sepse Allahu ka premtuar në Kuran: “…i përgjigjem lutjes së atij që më lutet” (Bekarah: 186) dhe në vend tjetër: “Kush është Ai që i përgjigjet lutjes së nevojtarit kur ai i lutet, dhe ia largon të keqen” (Neml: 62) Dhe në vend tjetër: “Dhe tha Zoti juaj: Lutmuni Mua tju përgjijem juve” (Ghafir: 60)

Marrë nga “Fet’hul Bari” me pak shtesa./xhamiambret/

Categories

Archives