Wednesday, 22/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kur një njeri vdes dhe i ngrihet shpirti në qiell a i sheh ai njerëzit e tjerë se çfarë po bëjnë në dynja?

Kur një njeri vdes dhe i ngrihet shpirti në qiell a i sheh ai njerëzit e tjerë se çfarë po bëjnë në dynja?

qielli

Pyetje: Kur një njeri vdes dhe i ngrihet shpirti në qiell a i sheh ai njerëzit e tjerë se çfarë po bëjnë në dynja?

Përgjigje: Një pjesë e dijetarëve mendojnë se shpirtrat e të vdekurve dhe të gjallëve takohen në “berzah”, që është jeta e varrit. Argumentojnë me fjalën e Allahut të Lartësuar: “Allahu ua merr shpirtrat atyre që u ka ardhur çasti i vdekjes dhe atyre që nuk kanë vdekur, por që janë në gjumë. Pastaj Ai ndal shpirtin e atij që i është caktuar vdekja, ndërsa të tjerëve ua lë deri në një kohë të caktuar. Me të vërtetë, këto janë shenj për njerëzit që mendojnë.” (Zumer, 42)

Kurtubiu thotë: se Ibni Abbasi dhe mufesirët tjerë kanë thënë: Shpirtrat e të gjallëve dhe të vdekurve takohen në gjumë dhe njihen në mes vete. Kështu që më pas shpirtrat e të vdekurve mbesin te Ai dhe shpirtrat e gjallëve kthehen në trupat e tyre.

Kurse Seid bin Xhubejri thotë: Allahu i merr shpirtrat e të vdekurve në çastin e vdekjes ndërsa shpirtrat e të gjallëve kur ata janë në gjumë.

Allahu e di më së miri!
Ulvi Fejzullahu.

Tags:

Categories

Archives