Tuesday, 21/11/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kur ju bredhin mendimet

Kur ju bredhin mendimet
Kur ju bredhin mendimet

Thomas Edison thotë: “Nuk ekziston mjet q[ njeriu të ikë nga mendimet e tij.”
Kjo fjalë është vërtetuar edhe me praktikë.Ndodh që njeriu të lexojë,apo të shkruajë por ai patjetër mendon.Ajo që edukon mendjen dhe e lë të stabilizuar është serioziteti në punë,që të jep fryte të dobishme.E sa për popullin përtac që ia ka ënda zbrazëtirën,ata janë njeeëz që e mbushin kohën e lirë me ppërhapje gënjeshtrash dhe ngritje kurthesh,pasi kështu e kanë shijen!

Përqafoji kritikat konstruktive

Andre Moro thotë: “Çdo gjë që harmonizohet me dëshirat tona personale duket e vërtetë,e çdo gjë që është jashtë tyre ngacmon zemërimin tonë.”

Gjithashtu janë këshillat dhe kritikat.Në shumicën e rasteve ne jemi ata që e duam lavdërimin dhe duam të na lëvdojnë,edhe nëse është e kotë; e urrejmë kritikën dhe qortimin edhe nëse është i vërtetë.Pa dyshim se ky është turp i madh e gabim i rrezikshëm.

“E kur thirren që ndërmjet tyre të gjykojë All-llahu dhe i dërguari i Tij, një grup prej tyre nuk i përgjigjen asaj. Po nëse është që e drejta u takon atyre (në atë gjykim), ata i shkojnë atij të bindur e me respekt.” (Nur,48-49)

William James thotë: “Kur të vendosësh të bësh diçka brenda ditës,kryeje po atë ditë, sepse vendosmëria të largon nga koka mendimet dhe mërzitë që ndodh t’ju sundojnë.deri në rezultatin e zgjedhjes së problemit, që do të thotë se nëse je i bindur në atë vendim dhe nuk luhatesh dot, vazhdon dhe ecën përpara.Mos u ndal me hamendje,apo të shqetësohesh e t’i kthesh hapat e tua mbas,e as mos e humb veten me dyshimet që të lindin,e as mos vazhdo të shikosh se ç’lë pas shinës tënde.”

Një poet thotë:
Nëse ke ide për diçka,qëndro i vendosur
Se mendimi të prishet,kur rri i merakosur.
Trimëria në marrjen e vendimit të zgjon nga çoroditja e shqetësimit.

“…..E kur çështja të jetë vendosur, do të ishte mirë për ata të jenë besnikë ndaj All-llahut.”( Muhammed,21)

Mos jeto në fantazira – puno,përpiqu dhe largoje pasivitetin

Dr Richard Cabot,profesor i mjekësisë në univerzitetin e Harvard-it në librin e tij të titulluar “Me çfarë jeton Njeriu”, thekson: ”Unë si mjek,ju këshilloj me punë si ilaçi më i sukseshëm për të sëmurët që ankohen nga krizat nervore,si rezultat i dyshimeve,luhatjeve dhe frikës.Pra,puna është për ne ajo që nga dhuron trimërinë,na bën të bazohemi në vetvete.Kjo e ka bërë Emersonin më madhështor.”

“E kur të kryhet namazi, atëherë shpërndahuni në tokë dhe kërkoni begatitë e All-llahut, por edhe përmendeni shpeshherë All-llahun, ashtu që të gjeni shpëtim.”(Xhuma,10)

George Bernard Shaw thotë:”Ndoshta sekreti i depresionit qëndron në atë kur fillon të mendosh rreth asaj se a je i lumtur apo jo.Mos u intereso për një mendim të tillë,por qëndro i angaszhuar në punë,ngase atëherë fillon gjaku të qarkullojë dhe truri të mendojë.Qëndro i lidhur me punë,ngase kjo është ilaçi më i mirë që ekziston mbi sipërfaqen e tokës.”

“Dhe thuaj: “Veproni, All-llahu do ta shohë veprën tuaj, edhe i dërguari i Tij e besimtarët,…” (Tevbe,105)

Romansieri britanik Benjamin Disraili thotë:”Jeta është shumë e shkurtë që të jetë e parëndësishme.”

“Ai thotë: “E sa vjet keni kaluar në tokë?” Ata thonë: “Kemi qëndruar një ditë ose një pjesë të ditës, pyeti ata që dinë numërimin!” Ai thotë: “Mirë e keni, sikur ta dishit, njëmend pak keni qëndruar!” (Muminun,112-113-114)

Categories

Archives