Friday, 20/1/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kur dua të falem, kam frikë nga vdekja?!


Kur dua të falem, kam frikë nga vdekja?!


namazi

Pyetje: Unë i fal 5 vakte namaz po saherë që bana gati me fal namazin kam frikë shumë, nuk mundem mu qetësu aspak kur jam në namaz, më duket se më vjen meleku i vdekjes, as me fjet s‘mundem aspak?!

 

Përgjigje: Lavd-falënderimi i takon vetëm Allahut

Fillimisht them se ajo që të ndodhë nuk të ndodhë për shkak të namazit, sepse ai është nga shkaqet më të mëdha të qetësimit dhe rehatisë për muslimanin. Ajo që të ndodhë, është një vesvese e shejtanit për të të penguar nga nënshtrimi ndaj Allahut të Lartësuar dhe nuk ka asnjë dyshim në këtë, kështu dëshiron të këputë rrugën tënde që çon tek Allahu. Ai përmes kujtimit të vdekjes para namazit dhe gjate namazit dëshiron të arrijë qëllimin e tij, pra që të të largojë dalë-ngadalë nga rruga.

Mënjano urgjentisht këte gjendje me lutje dhe mbeshtetje tek Allahu I Lartësuar dhe kërko të të mbrojë nga djalli i mallkuar. Lutju Allahut, mos nxito dhe mos u dëshpëro, assesi mo thuaj sikur ka ardhur në hadithin e Muhameditalejhi salatu ue selam”U luta u luta, u luta dhe nuk mu pranua duaja”.

Kujdes që asnjëherë mos të të shkojë në mendje lënia e namazit, sepse është shtyllë prej shtyllave të Islamit dhe dije se lënësi i namazit është në një rrezik të madh.

Ndihmoji vetes në këtë që të ka goditur duke mos lënë dhikrin e mëngjesit dhe mbrëmjes, duke qëndruar vazhdimisht me abdes dhe duke u larguar nga mëkatet eventuale.

Allahu të ndihmoftë dhe ta përmirësoftë gjendjen tënde. Allahu e di më së miri.

image_pdf
Një shkrim tjetër i dobishëm  A bën të lahen dhëmbët gjatë agjërimit?

Categories

Archives