Tuesday, 16/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kur dikush prej nesh ëndërron diçka që e dëshiron



Kur dikush prej nesh ëndërron diçka që e dëshiron

1. Kur dikush prej nesh ëndërron diçka që e dëshiron, duhet ta falënderojë All-llahun për te dhe mos t’ia rrëfejë ëndrrën askujt pos atij që e don.

2. E kur të ëndërrojë diçka që e urren, le të kërkojë mbrojtje prej All-llahut nga sherri i saj dhe le të pështyjë (pa pështymë) nga e majta e tij tri herë. Pastaj le të thotë Eudhubil-lahi minesh shejtanirr rraxhim tri herë, dhe le ta ndërrojë anën nga ishte i kthyer. Atë ëndërr mos t’ia tregoj askujt. Pastaj le të ngrihet dhe le të falë namaz nëse ka mundësi. Kjo për te është më e mirë dhe më e sigurt.