Sunday, 24/6/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kur dikush prej jush shkon për të fjetur, le ta fshijë me dorë vendin e tij të fjetjes, pasi ai nuk e di se çfarë ka rënë aty pas ikjes së tij

Kur dikush prej jush shkon për të fjetur, le ta fshijë me dorë vendin e tij të fjetjes, pasi ai nuk e di se çfarë ka rënë aty pas ikjes së tij

Transmeton Ebu Hurejrah – RadijAllahu ‘anhu – se i Dërguari i Allahut – sal-lAllahu ‘alejhi ue sel-lem – ka thënë: “Kur dikush prej jush shkon për të fjetur, le ta fshijë me dorë vendin e tij të fjetjes, pasi ai nuk e di se çfarë ka rënë aty pas ikjes së tij, pastaj (pasi të shtrihet) le të thotë: “O Zoti im! Duke përmendur Emrin Tënd, u shtriva për të fjetur, dhe me Emrin Tënd ngrihem. Nëse ma merr shpirtin, më mëshiro! Dhe nëse ma rikthen atë në trupin tim (pas gjumit), atëherë më ruaj (prej kurtheve të shejtanit), ashtu siç i ruan robërit e Tu të mirë!””  [Bukhari 6320, Muslimi 2714]

باسْمِكَ رَبِّي وَضَعْتُ جَنْبِي، وَبِكَ أرْفَعُهُ، فَإنْ أمْسَكْتَ نَفْسِي فَارْحَمْهَا، وإنْ أرْسَلْتَهَا فاحْفَظْهَا، بِمَا تَحْفَظُ بِهِ عِبَادَكَ الصَّالِحينَ

BismiKe Rabbii ued‘atu xhenbii, ue biKe erfa‘uhu, fe-in emsekte nefsii farhamha, ue in erselteha fahfedh-ha bima tahfedhu bihi ‘ibadeKes-saalihiin

“O Zoti im! Duke përmendur Emrin Tënd, u shtriva për të fjetur, dhe me Emrin Tënd ngrihem. Nëse ma merr shpirtin, më mëshiro! Dhe nëse ma rikthen atë në trupin tim (pas gjumit), atëherë më ruaj (prej kurtheve të shejtanit), ashtu siç i ruan robërit e Tu të mirë!” [6]

Categories

Archives