Wednesday, 19/9/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame
Tirana
0C

Kur detyrohemi të bëjmë gusël?



Kur detyrohemi të bëjmë gusël?

 

Është detyrë të bëjmë gusël në këto raste:

1. Kur del sperma vrullshëm, me epsh, përmes marrëdhënieve intime, përkëdheljes a përfytyrimit.

2. Kur ndodh ejakulimi në gjumë, gjegjësisht dalja e spermës nga i fjeturi, pa marrë parasysh a e ka vërejtur ai këtë gjë apo jo. – Nëse ndokush sheh ndonjë ëndërr, mirëpo kur zgjohet nuk gjen gjurmë të spermës nuk detyrohet të bëjë gusël.





3. Kur bashkohen organet gjenitale. Me këtë nënkuptohet futja e kokës së organit të mashkullit në organin e femrës.

4. Kur ndërpritet gjaku i të përmuajshmeve.

5. Kur ndërpritet gjaku i lehonisë.