Monday, 23/10/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kur dashuria bëhet sëmundje

Kur dashuria bëhet sëmundje

Nuk ka dyshim se dashuria nuk është një sëmundje në vete. Me të vërtetë ajo është e njohur vetëm si ilaç për shumë probleme dhe sëmundje që ne si qenie njerëzore i vuajmë. Megjithatë dashuria mund të kthehet në një sëmundje nëse bëhet mani, nëse kalon përtej kufijve të saj ose nëse objektivi i dashurisë është i pavlershëm. Kur kjo ndodh, atëherë dashuria me të vërtetë bëhet një sëmundje që kërkon një ilaç.

 

Është nga rendi i Allahut në këtë botë që ai nuk dërgon asnjë sëmundje përderisa nuk zbret me të edhe një ilaç.

Ilaçi i kësaj sëmundjeje është si më poshtë:

  1. Si në të gjitha sëmundjet, një gram pengim është i vlefshëm sa një kilogram ilaç

Për atë ne duhet të ulim shikimet tona dhe të rezistojmë nga të shikuarit qoftë edhe një sekondë e tepër ndaj një anëtari të gjinisë së kundërt që na tërheq. Allahu thotë: ”Thuaju besimtarëve të ndalin shikimet (prej haramit), të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre se kjo është më e pastër për ta. All-llahu është i njohur hollësisht për atë që bëjnë ata. Thuaju edhe besimtareve të ndalin shikimet e tyre, të ruajnë pjesët e turpshme të trupit të tyre. . . ”[Nur: 30-31]

Ne shohim sesi Allahu së pari i drejtohet burrave besimtarë pastaj dhe grave besimtare, duke theksuar kështu rëndësinë e uljes së shikimit. Fakti që Allahu i adresohet anëtarëve të dy gjinive në mënyrë individuale tregon sesa e rëndësishme dhe e domosdoshme është kjo çështje për të dy gjinitë. Me të vërtetë, këto ajete janë një nga rastet e pakta kur Allahu veçmas në Kur’an i drejtohet burrave dhe grave.

Shikimi është fillimi i asaj që mund të çojë në sëmundjet më të mëdha. Kjo është pse Allahu e përmend atë të parën dhe pastaj urdhëron që ne të ruajmë modestinë në këtë.

Nëse disa nga ne e gjejnë të vështirë për t’ju përmbajtur këtij urdhri, ata duhet t’i shkruajnë këto ajete në një copë letre dhe t’i vendosin në murin e tyre ose t’i vendosin ato në tabelë – ose në çfarëdo që i bën ata të përkujtohen.

  1. Mendimi rreth pasojave është shpesh dozë mjekësore

Aftësia për të menduar pasojat e largëta të veprave tona është një nga cilësitë e dallueshme që e ndajnë njerëzimin nga gjallesat e tjera. Nga kjo është ajo që një person nuk bën çfarëdo që dëshiron. Ai së pari mendon rreth asaj çka është prapa saj dhe për atë çfarë vjen nga ajo.

Për shembull, ai mund të ndalojë duke menduar përpara se të kryejë ndonjë vepër të caktuar nga fakti që ai mund të marrë sëmundje e Sida-s. Ai mund të reflektojë mbi atë sëmundje të llahtarshme që ka marrë jetën e miliona vetëve, sesi edhe disa prej atyre që ishin të kujdesshëm duke pat vetëm një partner (seksual) që kishte një test të Sida-s, megjithatë u infektuan me sëmundjen.

Sa njerëz ne dëgjojmë që flasin për këtë, disa prej tyre dalin dhe pranojnë që sëmundja i ra atyre si një Ndëshkim nga Allahu dhe se shpresonin që mund të paktën të ishte një shpagim i gjynahut të tyre?

E njëjta mund të thuhet për të gjithë sëmundjet e tjera seksuale. Më e keqja e të gjitha të këqijave që mund ti paramendojmë është që një burrë i papërgjegjshëm mund të infektojë gruan e tij të devotshme, besimtare dhe të ndershme me një nga këto sëmundjet poshtëruese.

Një tjetër rrjedhojë për të menduar është shtatzania. Një burrë i cili ishte penduar për gjynahet e tij, njëherë e pranoi para meje që me qëllim kishte zgjedhur një grua sterile. Megjithatë, Allahu deshi që ajo të mbetej shtatzënë dhe ajo mbeti.

Ne nuk duhet të jemi të papërgjegjshëm për veprat tona që bëjmë. A dëshiron kush të jetë përgjegjës për dikën i cili vjen në këtë botë pa asnjë ide se kush është babai i tij, dikush që sapo e fillon jetën e tij, e fillon me një disavantazh?

Ndoshta dikush do ta paguajë çmimin për gabimet e tija në këtë botë. Ndoshta ai do t’ia hedh kësaj radhe, duke shkuar i pa prekur gjatë jetës, por do të poshtërohet përpara syve të të gjithëve, në Ditën e Gjykimit.

Disa rrjedhoja të këqija të kësaj sjelljeje janë psikologjike në natyrë. Një burrë që dashurohet pas grave, arrin deri në atë pikë sa nuk kënaqet kurrë. Ai përjetësisht zbulon variante dhe asnjë bukuri nuk është më e mjaftueshme për te. Për shkak të kësaj, ai mund ta gjejë veten e tij përjetësisht të privuar nga kënaqësia e lejuar që gjendet brenda martesës. Pasi sensi i tij dhe ndjenjat i janë shkatërruar.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Forca e mendimit

Disa të rinj udhëtojnë dhe shpenzojnë kohën e tyre në shoqëri të prostitutave dhe gra tjera me reputacion të keq, por nëse njëri prej tyre do të dëgjonte se gruaja e tij vetëm ka parë një njeri me papërgjegjësi, ai do ta divorconte atë menjëherë.

Një burrë tha se: ”Unë do t’i harroja të gjitha gratë e botës për hatër të një gruaje, të cilën unë do ta dija që do shqetësohej nëse unë do të kthehesha pak vonë në shtëpi”.

Kjo është ndjenja e çdo burri që posedon urtësi.

  1. Dashuria e lejuar është ilaçi më i mirë

Të gjitha historitë e dashurive që ne mund të gjejmë në literaturën tonë –ajo e Xhemilit dhe Buthejnes, Kuthejrit dhe Azzes, Kajsit dhe Lejlës ose ekuivalentët e tyre anglez Romeo dhe Xhulieta – trajtojnë dashuri të ankthshme dhe të paarritshme.

Allahu e bërë të lejuar të gjithë atë që ne kemi nevojë. Kështu që ne mund kënaqemi me atë çfarë Ai e ka bërë të lejuar. Kjo është dashuria më e përmbushur, më e kënaqshme dhe më e thellë.

Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ”Për të dashuruarit nuk shohim asgjë përveç martesës”. (nuk shohim zgjidhje tjetër pos martesës sh.r.) [Ibën Maxhe (1847) dhe Mustedrek Hakim (2724) me një zinxhir të mirë transmetimi]

Martesa hallall është ajo që sjell shërim në zemër dhe heq shqetësimin. Nëse nuk është e shkruar për një njeri të caktuar dhe grua për tu bashkuar në martesë, çdo njëri prej tyre dyve duhet të ketë besimin që ka shumë të tjerë me të cilët Allahu mund t’i pasurojë ata me një marrëdhënie të kuptimtë dhe të dashur.

  1. Lënia dhe dëshira për të harruar atë çfarë është e gabueshme

Nuk ka rëndësi sesa e dhimbshme mund të jetë të lësh diçka kur kjo është e nevojshme. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: ”…ai i cili përmbahet (kërkon nder) Allahu e bën të përmbajtur (të ndershëm). Atij që i mjafton ajo që e posedon, Allahu e pasuron. Ai i cili dëshiron sabrin Allahu ia ndriçon mendimin (e bën të durueshëm) kurse asnjërit nuk i është dhënë ndonjë gjë më e mirë se sabri (durimi). (Transmeton Buhari (1469) dhe Muslim (1053)

Kush do që lë diçka për hir të Allahut duhet të dijë që Allahu do t’i jap atij në vend të asaj diçka më të mirë.

  1. Drejtimi i energjive dhe aftësive kah ajo çfarë është më e ndershme, më e çmueshme dhe më sublime – dashuria ndaj Allahut

Ne e shprehim këtë dashuri i duke sjellë dobi krijesave të Tij, me bindjen tonë ndaj Atij me faljet tona, me agjërimet tona, më përkujtimin e Tij, me lutjet tona dhe me përuljen tonë. Ne veprojmë kështu duke qëndruar në shoqëri me njerëz të drejtë dhe duke punuar për qëllime më të mira dhe më të dobishme.

Ne duhet të drejtojmë energjitë tona në atë çfarë është e dobishme për ne, në jetët tona dhe në besimin tonë. Allahu thotë: ”Kërkoni ndihmë (në të gjitha çështjet) me durim dhe me namaz, vërtet, ajo është e madhe (vështirë), por jo edhe për ata që kanë frikë (Zotin)”. [el-Bekare: 45]

Ai thotë: ”…Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij, All-llahu realizon dëshirën e vet dhe All-llahu çdo gjëje ia ka caktuar kohën (afatin)”. [Talak: 3]

Një zemër që është plot me shqetësim për të tjerët do jetë një zemër plot me dashuri, por jo një skllave e dashurisë. ثshtë zemër e boshatisur ajo që goditet nga çdo vizitor që troket në derën e saj.

Ne duhet të marrim avantazhet e plota të jetëve tona dhe të jemi produktiv aq sa mundemi.

Ne kemi nevojë për të zhvilluar talentet tona, mendjet tona dhe për të vendosur kreativitetin në praktikë. Po! Të dashurohemi por të dashurohemi me të vërtetën dhe dijen. Të jemi në dashuri plotësisht por në dashuri me drejtësinë.

 

Selman el-Avde

 

Categories

Archives