Friday, 19/10/2018 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

KUR BIE PUSHTETI ?!



KUR BIE PUSHTETI ?!
KUR BIE PUSHTETI ?!

Sultan Sulejmani duke menduar per shtetin dhe per ate se shteti otoman ishte zgjeruar shume,fillon te medoj se si mundet me ra pushteti,kur shteti mundet me e humb fuqine e vete!
Pasi qe vete nuk munde te gjene pergjigje ne keto pyetje qe e mundonin mendjen e tij,vendos qe ta pyes nje dijetar te madhe te kohes vete,te cilin e kishte edhe vella te qumeshtit,ishte ky dijetari injohur Jahja efendiu.
I shkruan nje leter ketij hoxhe te madhe dhe kerkon mendimin e tij se kur bie shteti, apo kur bie pushteti ?!
Jahja efendiu e lexon letren e Sulltanit,pastaj i shkruan nje pergjigje shume te quditshme dhe te shkurter:” Cka po te intereson be Sulltani im ?! ”
Kur e lexon pergjigjen e hoxhes, Sulltan Sulejmani habitet dhe assesi nuk arinte te kuptonte se cfare kishte dashte me i thane dijetari Jahja efendiu me kete pergjigje mjafte te shkurter!
Del Sulltani nga saraji i vete dhe shkon tek Jahja efendiu ne zyren e tij ne Beshiktash e i thote :” Te lutem merre letren time seriozisht dhe me jep pergjigje ne kete pyetje qe ka kohe qe po me mundon shume!
Dijetari e shiqon me habi Sulltanin e i thote: ” Nuk ka mundesi qe une mos ta mare me seriozitet kerkesen tuaj o Sulltani im! Kam menduar gjate ne kete pyetje dhe ne fund kam ardhe me kete perfundim qe ua kam shkruar si pergjigje.”
Sulltani i thote:” Mire,por une asgje s’kam kuptuar nga kjo pergjigjja juaj.Sikur nuk ju intereson se cfare do behet me ardhmerine e shtetit tone!”
Dijetari i thote:” Nese ne nje shtet perhapet zullumi dhe shtohen padrejtesite, e njerezit largohen duke thene:’ Cka po te intereson be vella ty ‘.
Nese delet i hane cobani e jo ujku, dhe njerezit bejne se nuk e kane pare kete.Nese fukarat, nevojtaret,jetimat…e ngrisin zerin deri ne qiell, e zerin e tyre pervec gurezve nuk e degjon askush, ATEHERE PRITE TE BIE PUSHTETI DHE SHTETI !!
Kur te ndoshe kjo,humb autoriteti i pushtetareve, populli fillon me qene i padegjueshem ndaj shtetit,humbe rrespekti ndaj shtetit…”

Kur i degjon keto fjale Sulltan Sulejmani, fillon me qajte.Duke e levizur koken ne shenje te pohimit te fjaleve te dijetarit,e falenderon Allahun qe i ka mundesuar t’a kete afer veti nje dijetar te devotshem qe i terhek verejtjen per leshimet e mundshme.I kenaqur me pergjigjen ndahen nga dijetari i devotshem dhe i urte!





Lusim Allahun qe edhe ne te na jep udheheqes qe do te kene afer vetit dijetar te devotshem qe do t’i mesojne dhe udhezojne ne rruge te drejte kur ata te devijojne.