Monday, 24/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

“Kuq e Zi Show” prodhim Preshevë

“Kuq e Zi Show” prodhim Preshevë

kuq e zi shoq

“Kuq e Zi” është një show humoristik që deri tani janë publikuar 2 (9 epizode tani më) epizode nga 5min në kanalin Youtube. Ky show është duke u realizuar në Preshevë me aktor dhe staff nga Presheva që sipas skenaristit dhe regjisorit të këtij show-i Granit Ajdinit ka qëllim edukues dhe që do ti prek temat sociale të vendeve ku jetojnë shqiptarët. Për më shumë ndiqeni intervistën rreth këtij show-i humoristik.

 

Fillimisht ju përgëzojmë për këtë iniciativ dhe këtë projekt, duam të dimë se nga erdhi ideja e parë për të bërë nje show të tillë? 

Ju falemnderit së pari për interesin tuaj dhe ftesën për intervistë. Shumë projekte lindin ndonjëher pa u menduar shumë, kjo ide më lindi tu hup kohë në internet tu i lexu komentet për realitetin shqiptar dhe tu e vlersu mentalitetin tonë. Më pasë më shkoi mendja për një emision që n’fakt ishte shumë më i thjeshtë se kjo që është sot. Mirëpo me ndihmën dhe këshillat e shokëve dhe dashamirëve pas prezantimit të idesë ajo evoluoi dhe u bë ashtu siç e keni parë.

 

Sa ishte e vështirë të realizoheshin pjesët e para të këtij show-i me përmbajtje humoristike dhe satirike ? 

Pjesët e para pom duken shumë më të lehta se sa pjesët që do të vazhdojnë më pasë. Skenari është gjeja më e vështirë, nëse ajo bëhet e mirë atëher krejt tjerat janë dytësore tu u nis nga aktrimi, regjia e deri te montazha. Po skenari më mer një kohë të mjaftueshme, duhet me shkru çka është aktualitet edhe duhet të jemë i kujdesur për mos me përdor ni gjuhë ku njerëzit keqkuptojn dhe etiketojnë.

 

Sa persona kujdesen për realizimin e këtij projekti, dhe ku është duke u realizuar ky projekt ? 

Un kam një grup të mbyllur me shokët e mi në facebook, jemi diku rreth 15 veta dhe secili shok sjell ndonjë të ri që ka prirje humori dhe e fut aty në atë grup. Ata sjellin pjes të ndonjë hajgare shum prej tyre i shfrytëzoj gjatë përpilimit të skenarit dhe shumë të tjera i lëmë për temat që kanë të bëjnë lidhje me at. Në fakt janë motivues për punë. Show-i është tu u realizu në shtëpin time të vjetër aty kam ndarë një dhomë ku e kam bërë studion.

Një shkrim tjetër i dobishëm  LISBA me komunikatë kundër "munafikut" Xhabir Hamitit

 

Sa është mbështet ky projekt financjarisht nga ndonjë organizat apo nga komuna ose subjekt tjetër ?

Thojn parja t’korit, për çato sja kemi trokit derën kërkujt. Kjo punë është diçka dytësore dhe thjesht është argëtim për mua. Unë fakultetin e kam në Shkencat e Komunikimit dhe unë thjesht kënaqem kur bëjë ndonjë video projekt apo çka do që është në dobi të shoqërisë. Meqë të ardhurat e mija janë nga tregtia dhe kam sukses në biznesin tim, kjo mbetet diçka që dua të bëjë thjesht për arsye morale. E keni parë edhe shoëin Kuq e Zi që i rrahë temat sociale dhe ka qëllim edukues. Nëse ne bëhemi shkak që një 0.001 përqind të ndryshoj mentaliteti në shoqërin tonë atëher është sukses, nesër e bënë dikush një përqindje tjetër dhe kështu ndryshojmë si shoqëri për të mirë shpresojmë.

 

Sa është përkrahja mediatike nga ndonjë televizion ose web portal i Luginës së Preshevës ? 

Nuk kemi kërku prej asnjë televizioni me u transmetu shoëi, sepse është tepër i shkurt për ta prit publiku. 5 minuta të show-it mundet me humb në mes reklamave dhe mos me dit shikuesi a fillon apo ka mbaruar. Presheva.com ka bërë shpërndarje në facebook dhe kjo sigurisht ka ndikuar në rritjen e shikueshmëris ,ju falemnderojmë.

 

A do vazhdoj edhe më tutje kjo nisme kaq e sukses’shme e këtij show-i humoristik ?

Shpresojm të mos na dëshperojnë bashkëpuntorët meqë bashkpunimi është bërë shumë i vështirë në ditët e sotme. Secili e ka mendjen te parja  edhe jon të gatshëm 3 dit mi hup n’kafe tu hongër lug t’pllastikes se met ndimu ni 30 minutsh në javë.

 

Disa fjalë për qytetarët e Preshevës dhe shikuesit e portalit Presheva.com

Qytetaret I faleminderoj për perkrahjen në shpërndarjen e show-it, dhe për përkrahjen morale që nuk është e vogël. Juve Presheva.com ju falemnderoj shumë që gjetët kohë dhe na intervistuat edhe pom çuditni që jeni bo si Cia ka m’gjetet kush ju kallxoj që Show-i është produkt Presheve. Jeni tu dhon pasqyr t’mir se jeni bo t’shpejt për lajme saqë ndita që edhe mediave sërbe ja keni n’drru do far tituj.

Krenar Halimi/Presheva.com 2014/

 

 

 

 

 

Categories

Archives