Friday, 26/5/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kuptimi i dietës së shëndoshë dhe rregullat praktike të ngrënies dhe pirjes


Kuptimi i dietës së shëndoshë dhe rregullat praktike të ngrënies dhe pirjes


Image converted using ifftoany

KUPTIMI I DIETES SE SHENDOSHE DHE RREGULLAT PRAKTIKE TE NGRENIES DHE PIRJES

Ne Musned, si edhe ne vepra te tjera, eshte shenuar se i Derguari i All-llahut , sal All-llahu alejhi ve selem, ka thene: “Njeriu nuk ka mbushur asnjehere ene me te keqe sesa lukthin e vet. Per kete arsye eshte e mjaftueshme qe bijte e Ademit ta shuajne urine me disa kafshata sa per ta kthyer forcen. Nese duhet ngrene per t’u ngopur, atehere duhet rezervuar nje te treten e lukthit per ushqim, nje te treten per uje dhe nje te treten per frymemarrje normale”.6

Ekzistojne dy lloj semundjesh: e zemres dhe semundja fizike, e cila eshte pasoje e hyrjes se substances, veprimi i se ciles demton funksionet natyrore dhe ekuilibrin e trupit, gje qe eshte nje lloj i semundjes se pergjithshme qe godet shumicen e njerezve. Kjo lloj semundje shkaktohet kryesisht: me ushqim te tepert, ngrenia e ushqimit tjeter para se te kete perfunduar tretja e ushqimit te meparshem, ngrenia e ushqimit qe ka perberes deficitar; ngrenia e ushqimit qe tretet ngadale, perzierja e disa lloje ushqimesh te kunderta; te ngrenit e embelsirave qe pergatiten per te njejten shujte. Kur trupi mesohet me kete diete, ai do te trashegoje semundje te ndryshme. Disa prej tyre mund te tejkalohen me shpejt, e disa me ngadale. Prandaj themi se maturia eshte rruga e shendetit te mire, ndersa trupi ka dobi nga maturia dhe e zberthen gjellen me shume se qe mund ta beje kur njeriu fut shume lloje ushqimesh dhe shtojca te ndryshme ne lukth.

Trupi mund te mesohet me tri shkalle te kenaqjes me ushqim: ushqimi i nevojshem, ushqimi i mjaftueshem, dhe ushqimi plotesues. I Derguari i All-llahut , sal All-llahu alejhi ve selem, lidhur me dieten e nevojshme “te mjaftueshme” ka thene: “…disa kafshata sa per te rimarre fuqi” dhe ky trajtim mbron trupin dhe nuk do te lejoje te dobesohet ose te humbas fuqine. Nese dikush eshte vene ne sprove dhe eshte i detyruar ta tejkaloje ate shkalle elementare te mbrojtjes shendetesore, atehere duhet: “…te rezervoje nje te treten per ushqim, nje te treten per uje dhe nje te treten per frymemarrje normale”, dhe kjo eshte dieta me e mire nga te gjitha dietat. Ne te vertete kur njeriu e ka mbushur lukthin me ushqime, ai nuk eshte ne gjendje te pranoje ujin, ndersa kur ushqimi dhe uji e tejkalojne shkallen e pershkruar (keshilluar), mund te vuaje nga crregullimi i mushkerive dhe e gjithe kjo paraqitet me stres dhe rraskapitje, ndersa mushkerite nuk jane ne gjendje ta percjellin lehtesisht gjakun e oksiduar. Njeriu do te ndieje, ne mes te tjerash, edhe veshtiresi ne trup, ne zemer, dhe shpirti do te ndjehet i rraskapitur dhe i plogeshte, ndersa gjymtyret nuk do te jene ne gjendje te kryejne detyrat themelore fetare. Nje pozite e tille do te pershpejtoje disa epshe te shpirtit. Pra, lukthi i stermbushur demton trupin, zemren dhe shpirtin. Ky rast eshte i dhembshem kur behet zakon, dicka e rendomte, qofte edhe nese perkohesisht njeriu e kenaq veten me ushqime te shumta e kalorike. Ne nje hadith eshte thene qe Ebu Hurejre (All-llahu qofte i kenaqur me te!) kishte pire qumesht derisa ishte ngopur, nga nje ene te cilen ia kishte ofruar i Derguari i All-llahut , sal All-llahu alejhi ve selem, pastaj kishte bertitur: “Betohem ne Ate i cili te dergoje me mesazhin e vertete qe nuk mund te pije me asnje pike!”7 Tradita rrefen se kohe pas kohe edhe ashabet e tjere kane ngrene derisa u ka pelcitur veshi, prandaj, sic kemi thene me heret, ushqimi i tepert do te shkaktoje plogeshtimin dhe rraskapitjen e trupit, qofte vetem duke i pershpejtuar ato. Sidoqofte, shendeti dhe fuqia e trupit vijne nga ushqimi i cili perthithet (resorbohet) e jo nga sasia e ngrene dhe, duke qene se qenia njerezore eshte e perbere nga tri elemente: dheu, uji dhe ajri, i Derguari i All-llahut ,sal All-llahu alejhi ve selem, e ka ndare ne perpjesetime te barabarta dieten e tij ne keto tri kategori.

Një shkrim tjetër i dobishëm  Mposhtja e zemërimit

Tags:

Categories

Archives