Thursday, 27/7/2017 | : : UTC+0
Mjeksia Islame
Mjeksia Islame

Kuptimi dhe meditimi

Kuptimi dhe meditimi

kurani medititmi

Është me rëndësi të kuptoni fjalët e All-llahut s.v.t drejtuar juve dhe të meditoni sa më shumë që mundeni rreth tyre. Nëse e lexoni Kuranin duke mos kuptuar domethënien e tij, ju do të merrni shpërblime vetëm për leximin e tij. Mirëpo me këtë nuk do ta përmbushni qëllimin e zbritjes së tij. Ai ka zbritur të ju ngritë dhe t’u çojë në një jetë dhe ekzistencë të re. Kurani nuk është vetëm një burim begatish, një ritual i shenjtë apo mrekulli e shenjtë. Kurani është përplot këshilla drejtuar teje me fjalët pse “nuk dëgjon”  “nuk sheh”  “ nuk mendon”, “nuk e përdor arsyen” “nuk mediton”. Ai thotë:

“Edhe ata kur këshillohen me ajetet e Kuranit të Zotit të tyre, nuk u kthejnë shpinën si të shurdhët e të verbër.” (El-Furkan 73)
“ A nuk e studiojnë me vëmendje Kuranin? Por jo, ata janë zemra që kanë drynat e vet! (Muhamed 24)

Ju mund të gjeni shumë mënyra dhe udhëzime për kuptim dhe meditim rreth Kuranit, mirëpo ka disa parime të rëndësishme që ju duhet tu përmbaheni:

1.Kuptoje dhe reflekto mbi Kuranin sikur të ishte duke zbritur ditëve të sodit, çdo fjalë e tij sikur të ishin të gjalla dhe të rëndësishme sot ashtu siç ishin kur zbriti për së pari herë. Në këtë dritë, ju duhet të përpiqeni të lidhni fjalët e tij me jetën tuaj në praktikë, problemet, përvojat dhe nivelet e njohurive tuaja. Mos e konsidero asnjë ajet të Kuranit thjesht si një gjë që i përket të së kaluarës.

2. Lexoje tërë Kuranin nga fillimi deri në fund, të përkthyer në gjuhën tënde. Ky lexim do tju jep një ide të përgjithshme rreth tij, stilit dhe mesazhit të tij.

Një shkrim tjetër i dobishëm  KJO FJALË KAQ HERË PËRMENDET NË KUR’AN

3. Fillimisht, lexoni vetëm komentime ( tefsire ) të shkurtra por të mira dhe mos gërmoni nëpër tefsire të detajuara.

4. Mundohu që të paktën të mësosh gjuhën arabe aq sa të mundësohet kuptimi i Kuranit pa ndihmën e një përkthimi. Ndoshta kjo të duket një detyrë e rëndë, por unë njoh njerëz të arsimuar të cilët e kanë arritur këtë qëllim brenda disa muajsh kur e filluan me seriozitet dhe përkushtim këtë detyrë.

5.Meditoni dhe mendoni thellë rreth pjesëve të ndryshme që i lexoni në Kuran. Kjo d.m.th të lexoni 1 ajet ose një pjesë të saj ngadalë (tertil) dhe me përsëritje. Sa më shumë që meditoni dhe reflektoni rreth tyre, aq më shumë do ti kuptoni domethëniet e tij të pasura dhe të pafundja. Në këtë mënyrë i kaluan Ibn Omerit 8 vite vetëm për mësimin e sures El-Bekare, i Dërguari s.a.v.s dhe shumë të tjerë kalonin netë të tëra në përsëritjen e një ajeti.

Përktheu nga anglishtja: Sh.Z

Categories

Archives